tifo_ultras Co-Admin
| Titulli: Wenger: Fabregas qëndron, Gallas largohet Thu 8 Jul - 5:21 | |
| Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka bërë të qartë se Cesc Fabregas do të qëndrojë në Emirates, ndërsa ka pohuar se ia ka treguar derën qendërmbrojtësit William Gallas, pasi ditë më parë transferoi francezin Laurent Koscienlyn. I pyetur nga Standard Feverpitch nëse Fabregas do të largohej nga Arsenali, Wenger u përgjigj: “Nuk e shoh të largohet së shpejti. Pse, do të largohet ai? Gallas mund të jetë drejt largimit, por ende duhet të presim dhe të shohim”.Sipas të gjitha gjasave, ëndrra e futbollistëve të Barcelonës dhe e vet Fabregasit nuk do të realizohet, pasi që edhe Wenger nuk është i disponuar për një transferim të tillë, por edhe Barcelonën e ka kapluar kriza e thellë financiare. | |
|