tifo_ultras Co-Admin
| Titulli: Madrid ,gara Tifozve 22.05.2010 Fri 21 May - 14:46 | |
| Tifozeria zikaltër do të tregojë prezencën e saj ndeshjen e së shtunës në finalen e madhe të Champions League mes Bayernit te Mynihut dhe Interit. Pas 4 mijë tifozëve që ishin në Londër me Celsin dhe 5 mijë që ishin në “Camp Nou” me Barcelonën, në finalen e “Bernabeut” do të jenë 22 mijë tifozë zikaltër, aq sa edhe tifozët e Bayern-it, të cilët për të mos u rrezikuar nga reja vullkanike kanë mbërritur që prej disa ditësh, me tragete e makina pasi distanca nga Milano deri në Madrid është 1600 km.
Ndërkohë sa i përket koreografisë, gjithcka mbahet sekret nga tifozeria e Interit. Kanë qenë 4 fugonë që janë nisur nga Milano me materiale, 15 mijë flamuj, 15 mijë fletë me ngjyra dhe 2.900 metra katrorë copë, ekuivalente me gjysmën e fushës së lojës. Provat e koreografisë do të zhvillohen ditën e shtunë paradite. Ndërkohë me më pak jehonë është tifozeria e Bayern-it, e cila dihet vetëm që do të jetë rreth 22 mijë në stadium, pjesa tjetër mbetet sekret. Përballja e Interit me Bayern-in do të jetë më shumë se vetëm një ndeshje futbolli. Një fitore e gjermanëve apo një barazim për 120 minuta, do t’i japë mundësinë Bundesligës të fusë në sezonin e ardhshëm të Champions League 4 skuadra. Ndërsa të dy trajnerët, Hoze Mourinjo dhe Ljuis Van Gal nuk kanë asgjë të sigurtë për të ardhmen pas kësaj finaleje. Portugezi i Interit flitet të jetë pranë kalimit te Reali dhe këtë ka deklaruar se do ta publikojë 3 ditë pas kësaj ndeshjeje, ndërsa Van Gal ende nuk ka shtyrë kontratën. | |
|