Fc.Inter Albanian Admin
| Titulli: Sneijder" "Nje Vit i Mrekullueshem. Do Te Kthehem Ne Madrid, Vetem Per Pushime" (20.08.2010) Thu 19 Aug - 21:43 | |
| Ka qene nje vit i jashtezakonshem per mua, ne te gjitha kuptimet. Fitoret me Interin, arritja ne finalet e Boterorit me Kombetaren Hollandeze. Padyshim 2010 ka qene viti me i bukur i te gjith jetes time. Ne kete kohe, vitin e kaluar kam qene ende ne Madrid dhe isha gati kalimit ne Milano, tek Inter. Ne fillim kur erdha ne Milano, gjeta nje grup te kompletuar qe te gjith kishim 1 qellim, te fitonim Gjithcka. Moratti dhe Mourinho me sollen tek inter, por ka qene dhe merite e gruas time qe me ka mbeshtetur ne cdo rast te veshtire per mua, dhe fale tyre jam ktu tani, arrita te fitoj gjithcka me Interin. Ndeshja me e rendesishme e sezonit te kaluar mund te them se ka qene ajo kunder Barcelones ne Milano, ndeshje te cilen kemi arritur ta fitonim me rezultatin 3-1, ka qene nje ndeshje qe na ka dhene kurajo per te vazhduar me tej, te fitosh kunder kampioneve nuk ka qene e lehte. Jemi ne gjendje ti fitojme edhe 3 trofete e mbetur nga sezoni i mrekullueshem qe lam pas, e kemi treguar tashme se sa vlejme te gjith si grup. Kemi pasur vetem nje ndrrim te vogel ne timonin e ekipi, por kemi akoma uri per te fituar tituj te tjere ne sezonin e ri qe po afron... I Pyetur rreth Topit te Arte 2010, Sneijder eshte shprehur: "Nuk e mendoj shume dicka te tille, mund te them se nuk varet gjithcka nga une. Duhet vetem te vazhdoj te jap sa me shume per ekipin tim, dhe ne qoftese do te merja topin e Arte, do te isha akoma edhe me i lumtur. Kemi nje ndeshje Superkupe me Romen tani afer, nje ndeshje qe nuk do te jete e lehte... Inter Mund Te Jete Skuadra Juaj e Fundit, Ekipi Ku Mund Te Mbyllni Karrieren ? "Perse jo. Jam 26 vjec, mund te kem dhe rreth 8 vjet te tjera karriere futbollistike, do te me pelqente te qendroja ne kete ekip... | |
|