Në pritje të ndeshjes së madhe në Santiago Bernabeu, Madridi është kthyer në stadium të madh. Mijëra tifozë gjermane dhe italiane kanë ngjyrosur dhe mbipopulluar rrugët e kryeqytetit spanjoll. Mijëra forca policie, të ardhura edhe nga Italia dhe Gjermania i janë bashkuar kolegëve spanjolle për të mbajtur qetësinë në Madrid. Shumë rrugë pranë stadiumit Santiago Bernabeu janë mbyllur.
Nga finalja e madhe do të dalin të fituar të dyja skuadrat dhe gjithshatu edhe qyteti i Madridit përsa i përket anës financiare. Sipas një studimi të bërë nga MasterCard, skuadra që do të ngrejë trofeu europian do të fitoje 120 milione euro, ndërsa ajo që humbet do të fusë në arkën e saj 70 milione euro. Një shifër e kënaqshme do të shkojë edhe për qytetin e Madridit, e cila pritet të përfitojë nga kjo finale rreth 50 milione euro.
Ndërkohë batexhinjtë europiane shohin Interin si skuadrën më të favorizuar për fitimin e trofeut. 2.1 është kuotuar fitorja e skuadrës së Mourinhos kundrejt 3.4 të triumfit të bajernit. Ndërkohë mediat italiane theksojnë se vetëm një fitore brenda 90 minutave e Interit, mund t’i garantojë Italisë pjesemarrjen e 4 skuadrave në Ligën e Kampioneve në sezonin 2011-2012