Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Cole: Ëndrra u bë realitet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
bukxy juve
Anëtar
Anëtar
bukxy juve



Cole: Ëndrra u bë realitet  Empty
MesazhTitulli: Cole: Ëndrra u bë realitet    Cole: Ëndrra u bë realitet  EmptyThu 22 Jul - 4:13

Cole: Ëndrra u bë realitet  Jole

Ylli i ri i Liverpoolit, Joe Cole, shpreson që të ketë sukses në Anfield, njëherit e quajti ëndërr që u bë realitet kalimin te klubi më i madh i Ligës Premier.

“Mendoj se lojtarët tjerë mund të luajnë për klubet tjera por me Liverpoolin mund ta jetoni dhe ta frymoni atë. Është vendi i këtij lloji dhe unë jam i kënaqur nga sfida. Unë e mora vendimin tim vetëm në bazë të shkaqeve të futbollit dhe erdha këtu sepse është një klub i madh. Kur e kuptova se Liverpooli është i interesuar në mua, atëherë nuk kam pasur nevojë të mendohesha sepse kam të bëj me klubin më të madh në Angli”.
“Secili e di se është një klub i madh, por derisa nuk nënshkruani nuk e kuptoni se sa i madh është. Unë kam njerëz në telefonin tim që nuk kam ditur se janë tifozë të Liverpoolit. Më duket se çdo njeri që njoh është tifoz i Liverpoolit, definitivisht është klub i madh dhe një ëndërr që mu bë realitet”.
“Unë kam ardhur këtu për të qenë i suksesshëm, synimi im është që të luaj sa më shumë ndeshje që kam mundësi dhe të arrij diçka të mirë për klubin. Unë besoj se mund të jem pjesë e një ekipi që është në gjendje të bëj gjëra të mira. Unë do të luftoj që të tentoj të fitoj trofe për këtë klub. Ka lojtarë të klasit botëror këtu dhe jam i kënaqur që më është dhënë rasti të luaj përkrah tyre. Unë jam krenar që do të luaj për këtë klub dhe të jap më të mirën në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje, t’i ndihmoj ekipit të jetë i suksesshëm dhe të shtojë disa tituj në kabinetin e trofeve”, deklaroi Cole.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Cole: Ëndrra u bë realitet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Toure: City, një ëndërr që u bë realitet
» Hodgson: Cole te Liverpooli, jo për para
» Andrew Cole: United nuk ka nevojë për sulmues
» Joe Cole lojtar i Milanit?
» Cole: Nuk u trajtova mirë nga Ancelotti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: