Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Ferguson: Dua pushim dimëror

Shko poshtë 
AutoriMesazh
bukxy juve
Anëtar
Anëtar
bukxy juve



Ferguson: Dua pushim dimëror  Empty
MesazhTitulli: Ferguson: Dua pushim dimëror    Ferguson: Dua pushim dimëror  EmptyWed 21 Jul - 13:29

Ferguson: Dua pushim dimëror  Alexfergusoncup

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka këmbëngulur se pushimi dimëror është esencial për Ligën Premier, nëse Anglia ka ndërmend të ketë sukses në gara të mëdha.

“Federata Angleze (FA) duhet t’i japë vendit rastin më të mirë për të pasur sa më shumë sukses në Botëror. Për shkak të natyrës së lojës tonë dhe për shkak kërkesave televizive që të ketë futboll çdo javë, ideja e një pushimi dimëror, për të cilën po bëj thirrje që 30 vjet, nuk ka arritur as të hyjë në veshin e krerëve. Ata duhet të dinë se kur e dërgojnë ekipin në Botëror, ata e kanë hendikepuar atë”.
“Kalendari anglez është kërditës. Në shumicën e dhjetorëve ne luajmë nga tetë ose nëntë ndeshje, në kohën më të keqe të vitit. Fushat janë të këqija, moti është i keq dhe në pjesën e dytë të sezonit gjeni lojtarë të cilët kanë lëndime muskulore, për shkak të rëndësisë së ndeshjeve që janë duke luajtur”.
“Më pas, në fund të sezonit kur e dinë se duhet të luajnë në Kampionatin Botëror apo në Kampionatin Evropian, ata nuk janë 100% të gatshëm. Atyre u nevojitet faktori pushues që e kthen energjinë në sistem. Gjermania gjithmonë ka një pushim të gjatë në janar dhe paraqitet në Botëror më mirë se sa pritet”.
“Referimi? Mendoj se kanë qenë dy ose tri vendime ndaj nesh, vendime të gjyqtarit, të cilat na vranë në të dy ndeshjet ndaj Chelseat. Kemi pasur nevojë vetëm për një pikë, nëse do të kishim barazuar në një prej atyre ndeshjeve, atëherë do ta kishim fituar Ligën Premier”, deklaroi Ferguson.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ferguson: Dua pushim dimëror
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ferguson: Balotelli do të jetë Ronaldo i ri
» Ferguson: Kurrë nuk dyshova te Berbatov
» Demtimi i Sneijder: "Pushim Rreth Nje Muaj" (16.12.2010)
» Ferguson: Nuk ka më transferime
» Ferguson: Rooney nuk është pa uri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: