Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, u ka dërguar sinjal të
qartë klubeve të interesuara për yjet si Fernando Torres apo Steven
Gerrard, duke thënë se ata nuk janë në shitje.“Unë jam takuar me Torresin. Gjeta tek ai një njeri mjaft të mirë, ndërsa patëm
një bisedë mjaft të mirë. Përderisa ne jemi në dijeni se ai është lojtar
i Liverpoolit, ai gjithashtu do të mbetet një lojtar i Liverpoolit. Ai
nuk është në shitje dhe ne nuk mirëpresim oferta për të. Ne duam ta
mbajmë atë. Biseda ime me të ishte e shkurtër sepse unë është dashur të
kthehesha në kampin stërvitor në Zvicër”.
“Ne biseduam për futboll, Botërorin, lëndimin e tij dhe unë i kam
thënë se mezi pres të punoj me të. Në takim ishte dhe drejtori Christian
Purslow që ka biseduar më shumë me Torresin pasi unë isha larguar, por
unë bisedova me të vetëm për futboll”.
“Gerrard? Unë jam takuar me Gerrard edhe pse negociatat me të ishin
pozitive. Ne jemi në një situatë ku duhet të dëgjojmë se lojtarët tanë
janë të kërkuar nga klubet tjera, por këto janë vetëm spekulime. Çfarë
nuk kemi pasur ende, është ndonjë ofertë për Steven Gerrard. Steven
Gerrard nuk është në shitje, këtë ia kam bërë të qartë edhe atij”.
“Unë i kam thënë atij se unë mbështeta politikat e klubit dhe se ne
nuk duam t’i shesim lojtarët tanë më të mirë, por të ndërtohemi përsëri.
Ne duam ta ndërtojmë ekipin tonë me këta lojtarë. Ai e kupton atë
pozitë, por klubet tjera mund të hyjnë në vesh të lojtarëve dhe të bëjnë
premtime. Kjo destabilizon klubin dhe lojtarët, ndërsa për këtë nuk
kemi se çfarë të bëjmë”, precizoi Hodgson