Titulli: Manchester United nuk është në shitje 28.05.2010 Fri 28 May - 7:02
Pronarët e Manchester United, familja Glazer, ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate se klubi nuk është në shitje, ndërsa ata nuk do të shqyrtojnë asnjë ofertë që do t’u bëhet. Grupi i ashtuquajtur Red Knights ka tentuar që të arrijë marrëveshje për blerjen e Unitedit, por ka pasur spekulime edhe për disa pasanikë në lindjen e mesme, të cilët kanë ofruar 1.5 miliardë euro. “Bordi ka shqyrtuar spekulimet e fundit rreth shitjes së Manchester Unitedit. Pronarët vazhdojnë të jenë të përkushtuar për pronësinë e tyre afatgjate. Manchester United nuk është në shitje dhe pronarët nuk do të shqyrtojnë asnjë ofertë”, thotë komunikata.