Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ia ka tërhequr vërejtjen Adriano Gallianit që të mos shpenzojë pa menduar në tregun e transferimeve, pasi që edhe zyrtarisht ka konfirmuar se Milani është në krizë financiare.
“Ne jemi mësuar që në këto gjëra të jemi tejet të mirë. Ne fituam gjithçka që është dashur të fitohej dhe tani jemi si kështu, si ashtu. Unë kam shpenzuar një thes plot me para te Milani dhe ndoshta ka ardhur koha që t’ia këpusim veshët Gallianit”, tha Berlusconi për Il Giorno. Me krizën financiare si aktualitet, në Milanello po kultivohet një trend i ri, ai i shkëmbimeve, pasi që Itasportpress shkruan se Rossonerët janë duke shqyrtuar një marrëveshje shkëmbimi me Kolnin për sulmuesit Lukas Podolski me Klaas-Jan Huntlaar.