Juventusi dhe Milani mund të bëjnë biznes të mirë këtë afat kalimtar veror, pasi që po spekulohet për një marrëveshje shkëmbimi mes Mauro Camoranesit dhe Klaas-Jan Huntelaar.
Tuttosport spekulon se Camoranesi, që është pranë largimit, ka refuzuar një numër ofertash nga klube mesatare për të kaluar te ndonjë klub i madh. Dhe ai klub mund të jetë Milani. Italiani nuk shihet më pjesë e ekipit të revolucionarizuar të Del Nerit. Me Huntelaarin në largim e sipër, të dyja klubet mund të arrijnë një marrëveshje të përshtatshme për të dyja palët. Juventusi pritet t’i ofrojë Milanit para plus Camoranesin për sulmuesin holandez.