Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Benitez unë jam i Mencur (17.06.2010)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



Benitez unë jam i Mencur  (17.06.2010) Empty
MesazhTitulli: Benitez unë jam i Mencur (17.06.2010)   Benitez unë jam i Mencur  (17.06.2010) EmptyWed 16 Jun - 11:25

Benitez unë jam i Mencur  (17.06.2010) Benitezu


Trajneri i ri i Interit, Rafael Benitez, është shprehur i bindur se do të arrijë suksese me klubin “Zikaltër” dhe nuk ka lënë pa përmendur edhe Jose Mourinhon, i cili kaloi në Real pikërisht nga “Zikaltrit”


Trajneri i ri i Interit, Rafa Benitez, në prezantimin e tij para mediave italiane, ka deklaruar se ai mund të jetë shumë më i suksesshëm se sa paraardhësi i tij, Jose Mourinho. Spanjolli u ka premtuar tifozëve të kësaj skuadre suksese dhe ka lavdëruar të gjithë në klub, si kryesinë, stafin, futbollistët dhe tifozët e kësaj skuadre. Interi vitin e kaluar fitoi tre titujt e mundshëm dhe Benitez ka një rol të vështirë për ta vazhduar rrugën e Jose Mourinhos.



“Është vështirë të përmirësosh një ekip fitues, por ne po shikojmë në gjithçka. Mourinho tha se ai nuk ishte budalla? Unë jam këtu sepse jam i mençur. Ne mund të fitojmë gjashtë trofe këtë vit. Unë kam përvojë, por ne duhet të punojmë shumë, sepse kemi ndeshje të vështira në gusht. Unë dalloj nga Mourinho. Ai bëri punë të madhe këtu. Më pëlqen futbolli i bukur dhe të fitoj me të. Unë dua ta bëj punën time. Ju mund të frymoni futboll këtu dhe unë do të tentoj të bëj gjithçka në mundësitë e mia, që Interi të jetë sa më i mirë. Unë jam krenar që do ta drejtoj Interin. Klubi vjen nga një sezon ku ka fituar gjithçka dhe shpresoj se lojtarët nuk e kanë humbur vullnetin për të fituar. Mediat dhe kacafytja e tyre me Mourinhon? Mentaliteti këtu është i njëjtë si në Spanjë. Nëse luajmë futboll të bukur dhe fitojmë, atëherë do të jetë mirë”, deklaroi Benitez për mediat italiane në prezantimin e tij për Interin.




Nuk shiten yjet

Ndërkohë, presidentit të Interit, Massimo Morattit, duket t’i ketë ardhur në maje të hundës presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, që vazhdimisht po kërkon ulje të çmimit për Maiconin dhe Militon. Pasi lejoi që të përgjysmohej klauzola prej 16 milionë eurosh për Mourinhon, Moratti ka pritur më shumë respekt nga Real Madridi për Militon dhe Maiconin. Presidenti “Zikaltër” kërkon 35 milionë euro për Maiconin, ndërsa çmimet e ulëta të ofruara nga Florentino Perez, nuk i interesojnë dhe aq bosit ‘Nerazzur’. Ndërsa për Militon, Moratti tani është nervozuar edhe më tepër, pasi që kërkon në këmbim të tij sulmuesin e Realit, Gonzalo Higuain. Këtë e ka vërtetuar edhe drejtori i Interit, Marco Branca, i cili ka thënë se yjet e Interit nuk janë në shitje, e aq më pak për Real Madridin.



“Ne i konsiderojmë të gjithë lojtarët tanë që nuk janë në shitje, kështu që ju garantoj se nuk ka plane për t’u takuar me Real Madridin dhe për të negociuar për yjet tona. Tani duhet të përgatisim planet tona për të ardhmen. Benitez është një top-trajner dhe jemi shumë të kënaqur”, tha Branca për “Mediaset”. Mediat në Itali kanë bërë të ditur se Javier Mascherano është afër të transferohet në klubin “Ziklatër”, ndërsa drejt largimit duket Suley Muntari, që mund të shkëmbehet me Gareth Bale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Benitez unë jam i Mencur (17.06.2010)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Benitez: Nuk jam Mourinho 15.06.2010
» Benitez i kundërpërgjigjet Fergusonit (19.09.2010)
» Benitez: "I Lojtareve Ky Titull..." (22.08.2010)
» Benitez nuk transferohet te Interi 04.06.2010
» Benitez: "Deshire Per Te Fituar..." (25.11.2010)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::  Lajme / Info / Merkato / Lojtaret / Gjithçka Rreth Klubit Zikalter :: Lajme Fc.Inter-
Kërce tek: