Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Benitez Adios Liverpul. Me Prane Stolit Zikalter (03.06.2010)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fc.Inter Albanian
Admin
Admin
Fc.Inter Albanian



Benitez Adios Liverpul. Me Prane Stolit Zikalter  (03.06.2010) Empty
MesazhTitulli: Benitez Adios Liverpul. Me Prane Stolit Zikalter (03.06.2010)   Benitez Adios Liverpul. Me Prane Stolit Zikalter  (03.06.2010) EmptyThu 3 Jun - 10:13

Benitez Adios Liverpul. Me Prane Stolit Zikalter  (03.06.2010) 610x_410

Liverpool ka njoftuar të enjten se menaxheri Rafael Benitez është larguar nga klubi në marrëveshje të dyanshme, pas gjashtë viteve në detyrë. Benitez, 50 vjeç, zëvendësoi Gerard Houllierin si menaxher i Liverpoolit në qershor 2004 dhe udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve në sezonin pasues.

Por, edicionin e kaluar, Liverpool u eliminua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe përfundoi në pozitën e shtatë në Premierligë. Drejtori Christian Purslow dhe ish menaxheri Kenny Dalglish do të fillojnë kërkimin e zëvendësuesit. Klubi ka theksuar se nuk ka caktuar afat kohor për emërimin e pasardhësit dhe nuk do të komentojë deri në arritjen e marrëveshjes për angazhimin e trajnerit të ri. Ndërsa Benitez ka thënë se është “jashtëzakonisht i mërzitur” që largohet nga klubi. “Do t’i mbaj në zemër kohërat e mira që kemi kaluar, përkrahjen e fuqishme dhe besnike të tifozëve, madje edhe në momentet më të vështira, si dhe dashurinë nga Liverpool”, tha ai për ueb faqen zyrtare të klubit.

“Nuk kam fjalë për t’ju falënderuar mjaft për gjithë këto vite dhe jam shumë krenar që isha menaxheri juaj. Ju faleminderit shumë edhe njëherë dhe gjithmonë kujtojeni: You’ll never walk alone”, u shpreh ai.

Presidenti i ri i klubit, Martin Broughton, iu falënderua Benitezit për punën e tij, por tha se ka ardhur koha për një epokë të re.

“Rafa do të mbetet përgjithmonë në historinë e Liverpoolit për shkak se solli trofeun e Ligës së Kampionëve, pas një finaleje epike në Stamboll. Mirëpo, pas një sezoni dëshpërues të dyja palët vendosën se klubit i nevojitet një fillim i ri”, deklaroi Broughton. Menaxheri i Fulhamit, Roy Hodgon, dhe ai i Aston Villas, Martin O’Neill, janë përmendur si objektivë të mundshëm për Liverpoolin.

Inter konfirmon interesimin për Benitezin

Inter ka konfirmuar interesimin për sigurimin e shërbimeve të Rafael Benitezit, pas largimit të tij nga Liverpool të enjten. Kampioni i Italisë dhe i Evropës është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Jose Mourinhos, i cili kaloi në Real Madrid.

Benitez i përshtatet Interit për shkak se udhëhoqi Liverpoolin drejt fitores ndaj rivalit të tyre të qytetit Milan në finalen e Ligës së Kampionëve 2005 në Stamboll.

“Na pëlqen Rafa Benitez dhe ai është në favor tonin prej finales në Ligën e Kampionëve në Stamboll”, tha drejtori i Interit, Gabriele Oriali, për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Benitez Adios Liverpul. Me Prane Stolit Zikalter (03.06.2010)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Triumfi Zikalter Ne Champions League 2009-2010 (27.08.2010)
» Benitez unë jam i Mencur (17.06.2010)
» Benitez nuk transferohet te Interi 04.06.2010
» Thiago Motta Prane Rikthimit Ne Fushen e Lojes (07.10.2010)
» Benitez: Nuk jam Mourinho 15.06.2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::  Lajme / Info / Merkato / Lojtaret / Gjithçka Rreth Klubit Zikalter :: Lajme Fc.Inter-
Kërce tek: