eN Co-Admin
| Titulli: Leonardo dhe Eto'o nuk largohen nga Interi (30.05.2011) Mon 30 May - 7:07 | |
| Interi do të sjellë në radhët e veta gjatë afatit të ardhshëm kalimtar kilianin Alexis Sanchez, ka paralajmëruar drejtori i klubit, Ernesto Paolillo, por vetëm nëse çmimi i tij është i pranueshëm.
Udinese tashmë ka refuzuar 35 milionë euro për Sanchezin.
Paolillo është shprehur i kënaqur me Leonardo dhe Eto'on.
“Jemi të kënaqur me punën e Leonardos. Projektin e ri e kemi nisur me të dhe kështu do të vazhdojmë. Sa i përket Eto’os, ai është lider dhe do të qëndrojë”, ka thënë Paolillo për mediet italiane. | |
|