Lajmesport.com:5 mënyra si Interi ta mposht Bayernin (14.03.2011)
Autori
Mesazh
eN Co-Admin
Titulli: Lajmesport.com:5 mënyra si Interi ta mposht Bayernin (14.03.2011) Mon 14 Mar - 7:47
Nesër do të zhvillohet ndoshta ripërsëritja e finales të kaluar të Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayern Munich dhe Interit por kësaj rradhe këto dy klube do të përballen për ndeshjen kthyese të fazës 1/8-ta e finales.
Lajmesport.com ka analizuar mirë ‘dobësirat’ e Bayernin dhe ‘fuqitë’ e Interit dhe ka vendosur që për juve vizitor të nderuar të ju sjellë pesë mënyrat si Interit mund ta mposht Bayernin në ndeshjen e nesërme.
1- Dyfishojeni Robbenin!
Mbrojësit e Interit nesër duhet të kenë kujdes të madh te lojtari më i mirë i Bayernit, Arjen Robben i cili ishte ‘fajtori’ kryesor për golin e pranuar nga Interi në ndeshjen e parë.
Nerazzurët duhet ta mbajnë Robbenin patjetër me dy mbrojtës të cilët nuk do t’i largohen atij për asnjë moment sepse përndryshe Interi mund të pësojë shumë lehtë ndonjë gol nëse nuk do të kenë kujdes te Holandezi fantastik.
Nëse Robben nesër do të jetë jashtë funksionit atëherë Bavarezët do të dështojnë në këtë takim.
2- Dominojeni mesfushën
Mesfusha padyshim që do të jetë vendimtare në ndeshjen e nesërme. Nëse Interi e dominon mesfushën në ndeshjen e nesërme me anë të një Sneijder ‘magjik’ atëherë Bavarezët edhe pse kanë një gol avantazh nga ndeshja e parë mund të eliminohen shumë lehtë.
Mesfusha e Bayernit në ndeshjen e parë ka funksionuar për mrekulli ku Sneijder në pjesën e dytë të lojës nuk kishte shumë hapsëira, ndërsa Schweinsteiger ishte fantastik në atë ndeshje.
Ndërkohë nëse Bayerni dominon në mesfushën defanzive atëherë Interi do ta ketë shumë vështirë të shënoj ndonjë gol.
3- Shikojeni Eto’on
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o padyshim që është fantastik. Në ndeshjen e parë Kamerunasi ka shkaktuar një kaos të vërtetë në mbrojtjen e Bayernin por ai nuk kishte shumë fat pasi kishte disa raste të mira për shënim të cilat i mbrojti portieri fantastik i asaj mbrëmje, Craft.
Eto’o në ndeshjen e parë ishte sulmues i vetëm i Interit, por nëse në ndeshjen kthyese Leonardo vendos që të luaj edhe me Pandev atëherë Bayerni mund të ketë shumë telashe në mbrojtje.
Qendër-mbrojtësit e Bayernit nuk janë shumë të sigurtë në vetvete dhe Eto’o shumë lehtë mund ta shfrytëzoj ndonjë gabim të mundshëm të bërë nga ata.
4- Sulmojeni Bayernin nga ndërprerjet
Interi është tepër i fortë nga ndërprerjet pasi këtë gjë shumë mirë e ka vërtetuar në ndeshjet e kaluara. Nerazzurët në klub kanë një specialist të gjuajtjeve të lira, Wesley Sneijder i cili mund të shënon gol pa ndonjë problem të madh nga mëse 30 metra.
Gjithashtu edhe harkimet nga korneri janë një pikë shumë e fortë e Interit pasi Nerazzurët në klub kanë një Lucio dhe Ranocchia të cilët janë shtatëlartë dhe mund të shënojnë gol me kok pa ndonjë problem të madh.
Në anën tjetër Bayerni nuk ka ndonjë mbrojtës i cili ka ndonjë kërcim të madh apo është i nivelit të Ranocchias i cili është i gjatë mëse 2 metra.
5- Shfrytëzojeni Sneijderin
Sneijder padyshim që është lojtari më i mirë i Interit. Ai sot konsiderohet si njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë. Sneijder me pasimet e tij ‘magjike’ mund ta vendos ndonjë bashkë-lojtarë të tij përballë portierit i cili nuk do të kishte të vështirë të shënonte gol.
Sezonin e kaluar Sneijder ishte nëjri ndër lojtarët kryesor të Interitn në Ligën e Kampionëve duke ku ka bërë një numër të madh asistësh dhe golat.
Nëse nesër është dita e Sneijder atëherë mbrojtësit e Bayernin vetëm do t’i shikojnë pasimet e Holandezit të cilët janë në stilin e Xavit.
Lajmesport.com:5 mënyra si Interi ta mposht Bayernin (14.03.2011)