Fc.Inter Albanian Admin
| Titulli: Leo: "Gjithcka Pozitive, Ndeshje Mjaft e Mire..." (12.01.2011) Wed 12 Jan - 11:32 | |
| "Kemi arritur te fitojme deri me tani 3 ndeshje te ndryshme nga njera-tjetra, gjithnje me nje deshire e sa me te madhe. Sot ne fushen e lojes eshte pare nje Inter mese i sigurt ne forcat e veta, jane futur ne fushen e lojes mjaft lojtare te rinj qe nuk kishin arritur te ishin titullare deri me tani. Mund te them se jam nervozuar disi ne golin e dyte ndersa ne te parin me ka pelqyer me se shumti reagimi pas pesimit te golit. Gjithcka mbetet mund te them se eshte mjaft pozitive, sigurisht kjo skuader ka historine e saj, peshen e saj, ekuilibrin ne fushen e lojes dhe keto shikohen mjaft mire. Ka gjithnje nje reagim, lojtaret njihen mjaft mire me njeri-tjetrin dhe keshtu ma lehtesojne mjaft edhe mua punen time. Eto'o ? "Po rikthehet ne formen e tij me te mire. Kampionet si ai rigjejne vete gjithnje, nuk eshte dicka qe duhet te perokupoesh, ashtu si edhe Milito. Mund te them se ka qene nje ndeshje e mire edhe nga ana e Materazzit, Santon, Cambiasso, Zanetti dhe Mariga. Per Ranocchian edhe pse ka shkaktuar nje faut ne zonen e rreptesise, mund te them se ndeshja e tij ka qene nga me te mirat qe mund te zhvilloje nje mbrojtes ne rrolin e tij. | |
|