Mbrojtësi i Tottenhamit, Gareth Bale, është në planet e trajnerit të Interit, Rafael Benitez.Presidenti Massimo Moratti konfirmoi se politika e re do të bazohet në transferimin e lojtarëve të rinj dhe dha shenja se do të ketë arritje të reja në vitin e ri.
La Gazzetta dello Sport tash shkruan se përforcimi i ri i Nerazurëve do të jetë mbrojtësi i majtë uellsian, Bale, i cili pëlqehet nga trajneri Rafael Benitez.
Megjithatë, çmimi i tij prej 17 milionë euro i 21-vjeçarit mund të jetë një problem për Interin, që ka qenë i kujdesshëm sa i takon harxhimeve.
Kampioni i Evropës do të mundohet ta përfshijë Sulley Muntarin si pjesë të marrëveshjes, për të ulur çmimin e lojtarit. Luca Antonelli nga Parma dhe Gokhan Inler nga Udinese, po ashtu janë në listë.