Titulli: Barca shfuqizon kontratën e Marquez Sat 31 Jul - 1:15
Rafa Marquez ka përfunduar çdo lidhje me Barcelonën pasi klubi nga Camp Nou ka shfuqizuar kontratën e tij.
Pas shtatë sezoneve te Barca, meksikani vendosi të largohej, ndërsa një deklaratë zyrtare e klubit konfirmon se kjo do të ndodhë. “FC Barcelona dhe Rafa Marquez kanë arritur marrëveshje të ndërsjellë për të shfuqizuar kontratën e lojtarit, e cila duhej të skadonte më 30 qershor 2012”, shkruan në deklaratën zyrtare të Barcës, ndërkohë që bëhet e ditur se do të mbahet një ceremoni lamtumirëse për Marquezin.