Titulli: Guardiola të vazhdojë kontratën Sun 4 Jul - 2:00
Zëvëndëspresidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se trajneri Pep Guardiola do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin pasi të rikthehet nga Afrika e Jugut.
Negociatat u zhvilluan që më se një muaj, pasi kontrata e Guardiolës skadoi më 30 qershor, kurse Sandro Rosell kishte shprehur gatishmërinë që ta mbajë njeriun që u solli Blaugranëve shtatë tituj në dy sezone. “Ne kemi biseduar dy ditë me agjentin e tij dhe kemi arritur një marrëveshje e cila do të konfirmohet nga nënshkrimi i Guardiolës kur të kthehet nga Afrika e Jugut”, theksoi Bartomeu për Sport.es.