Titulli: Beckham: Do ta respektoj kontratën me LA Galaxy Mon 25 Oct - 23:49
David Beckham është zotuar se ai do ta respektojë deri në fund marrëveshjen me klubin amerikan Los Angeles Galaxy, edhe pse sipas marrëveshjes ai mund të largohet edhe një vit më herët.Marrëveshja e David Beckham me LA Galaxy skadon në vitin 2012, por nëse anglezi dëshiron, mund ta blejë vitin e fundit. Megjithatë Beckham thotë se nuk do ta bëjë atë edhe në përgjithësi do ta respektojë marrëveshjen.“Dua të luaj derisa nuk më mbajnë këmbët. E di se kjo nuk duket mirë, por vërtet dua të luaj futboll. Kur do të ndjej se nuk mundem më shumë, kjo do të thotë fund i karrierës time. Do ta respektoj marrëveshjen deri në fund. Djemtë këtu shkojnë në shkollë, të gjithë e kanë mirë dhe nuk shoh arsye se pse të largohemi”, ka thënë Beckham.