Agjenti i Didier Drogba, thotë se ai është në negociata me Manchester Cityn për transferim të yllit të Chelseat, të vlerësuar 20 milionë euro.
Ky lajm është ca befasues duke marrë parasysh faktin se qëllimi primar i Manchester Cityt ishte i riu i Interit, Mario Balotelli. “Sot ai është në Chelsea, por mund të ndodhë befasi para 31 gushtit. Kontaktin e vetëm të drejtëpërdrejtë që e kam pasur ka qenë ai me Manchester City. Por për momentin lëvizim deri te status-quo”. “Ne i kemi dëgjuar të gjithë, por që Didier ta lëshojë Chelsean nuk është detyrë e lehtë, pasi ai është atje për të luajtur mirë. Ai ka 32 vjet dhe është i hapur për gjithçka. Në moshën e tij, nuk mund t’i injoroj faktorët financiar”, ka thënë agjenti i lojtarit.