TanInter Co-Admin
| Titulli: Ancelotti: Tevez, lojtari më i rrezikshëm i Cityt Fri 24 Sep - 22:30 | |
| Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se futbollisti më i rrezikshëm i Manchester Cityt është sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez. “Mancini është menaxher shumë kompetitiv dhe unë kam marrëdhënie të mira me të, duke nisur që nga e kaluara, kur ne ishim bashkëlojtarë në kombëtaren italiane. Është lehtë të thuash për një ndeshje se ishte e lehtë kur ajo është fituar me rezultat 6-0, por para fillimit, është gjithmonë e vështirë”.
“Nuk pajtohem me Mancinin kur thotë se ne tashmë e kemi fituar titullin, pasi që edhe City ka gjasa dhe jam i sigurt se ata një ditë do të jenë në vendin e parë”.
“Carlos Tevez është futbollisti më i rrezikshëm i Manchester Cityt. Ai ka cilësinë, ai ka fuqinë dhe ai ka mentalitet shumë të mirë. Më pëlqen mënyra se si luan ai, por duhet të kemi kujdes nga ai”, tha Ancelotti. | |
|