Titulli: Casillas dëshiron Puyol të qëndrojë në kombëtare Mon 19 Jul - 3:07
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, shpreson që kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, të rimendojë planet e tij për t’u pensionuar nga kombëtarja spanjolle.
Casillas shpreson se mbrojtësi i Barcelonës, i cili u raportua se ka vendosur të heqë dorë nga kombëtarja, mund të bindet për të qëndruar. “Ai ka idetë e tij. Ai më ka thënë se ajo çfarë dëshiron ishte Kupa e Botës dhe mendoj se ai do t’i thotë lamtumirë (Spanjës), por tash të gjithë jemi të lodhur. Ai është shumë i nevojshëm për ekipin dhe ai mund të qëndrojë deri në vitin 2012”, ka thënë Casillas.