Titulli: Tevez, strategji per te ulur çmimin (17.01.2012) Mon 16 Jan - 22:36
Behet fjale per tratativa te tejzgjatura; nje milion me shume, nje milion me pak, bonuset e ndryshme etj. Interi se bashku me Milan e PSG deshirojne Tevez, por vetem Interi duket se eshte me favorit. Milani u penalizua nga mosshitja e Patos dhe nuk deshiron te shpenzoje ate shifer per argjentinasin. PSG eshte klubi qe ofron me shume, por eshte destinacion jo shume i pelqyeshem per ish kapitenin e Cityt. Tani Interi e di qe e ka situaten nen kontroll dhe se nuk eshte nevoja te nxitohen per kete operacion merkatoje. Sheiku Mansour e ka te qarte tashme qe Branca eshte i interesuar per lojtarin dhe nuk ngelet vecse te hyjne ne tratative te dy palet. Lenia ne tribune e Zarate dhe Castaignos ne derbi eshte nje sinjal domethenes, duke mos permendur faktin qe Milito dhe Pazzini nuk jane pershtatur akoma me lojen e njeri tjetrit kur luajne bashke. Megjithate Interi nuk deshiron te nxitohet dhe aq me pak te ngreje oferten per Tevez. Kjo konfirmohet dhe nga fjalet e Ranierit qe tha: “Te shohim edhe pse lojtari ka goxha kohe qe nuk luan dhe nuk eshte ne forme optimale…”. Eshte e padiskutueshme qe Tevez i pelqen Interit dhe ne keto momente drejtuesit zikalter po diskutojne nese ia vlen qe ne fund te sezonit te shpenzohen 16 milion euro per nje Zarate inekzistent apo kjo shume parash te investohet ne operacionin qe do sillte Tevez tek Inter?