TanInter Co-Admin
| Titulli: Sipas “Cies Futboll” Interi kampion i Italisë. E thonë statistikat Tue 6 Sep - 23:56 | |
| Titulli i sezonit 2011/2012? Do ta fitojë Interi.
Ky është parashikimi që ka dalë nga një model statistikor i hartuar nga observatori i “Cies Futboll”, një shoqëri analizash statistikore me qendër në Zvicër. Ky parashikim vjen si rezultat i një analize të bërë tek lojtarët që luajnë titullarë në formacionet e skuadrave italiane. Ky model merr në konsideratë praktikën (numrin e ndeshjeve të luajtura në pesë vitet e fundit), eksperiencën me kombëtaret, si dhe stabilitetin.Modeli ka parashikuar edhe fituesit e katër kampionateve më të mëdhenj të Europës: Premier Liga do të fitohet nga Çelsi, Barcelona do të konfirmohet si triumfuese në La Liga, në Gjermani do të fitojë Bajerni i Mynihut ndërsa në Francë, PSG-ja. Sezonin e kaluar, observatori parashikooi me sukses triumfet e Barcelonës, Mançester Junajtid dhe Lilës. Kampionatet në të cilat gaboi ishte Seria A ku kishte parashikuar Interin dhe Gjermania ku kishtë parashikuar Bajernin e Mynihut. | |
|