Andi Pazzo XInter Moderator
| Titulli: Interi fiton Kupen e Italise (29.05.2011) Sun 29 May - 10:39 | |
| Me rezultat prej 3-1, Interi e ka mposhtur Palermon në finalen e Coppa Italia që u zhvillua të dielën mbrëma në Stadio Olimpico të Romës, për ta mbyllur sezonin 2010/2011 me një trofe. Samuel Eto’o tregoi edhe njëherë klasin e tij duke shënuar pikërisht atëherë kur është e nevojshme. Thiago Motta vodhi topin në mesfushë për të pasuar te Sneijder, i cili e gjeti kamerunasin që nuk fal (26’).
Pas golit të pësuar, Palermo u mundua të kthehej në lojë, mirëpo dy brazilianët, portieri Julio Cesar dhe mbrojtësi Lucio, nuk lejuan diçka të tillë, ashtu që gjysma e parë u mbyll me epërsi minimale të Nerazzurëve.
Sicilianët vazhduan edhe në gjysmën e dytë të kërkonin golin, mirëpo e patën të pamundshme të shënonin në portën e zikaltërve.
Atë që s’e bëri Palermo, e bënë Nerazzurët, ndërsa ishte sërish Eto’o lojtari që ndëshkoi portierin Sirigu (76’), përderisa Wesley Sneijder ishte i përfshirë edhe në këtë gol.
Pa përfunduar ndeshja (88’), sicilianët arritën që të realizojnë një gol me anë të Munoz, por zikaltrit menjëherë rikthyen epërsinë prej dy golash përmes Diego Militos (90’), i cili u asistua nga Goran Pandev.
Kështu, skuadra që një sezon më parë fitoi gjithçka, këtë sezon duhet të kënaqet vetëm me trofeun e Kupës së Italisë. | |
|