Andi Pazzo XInter Moderator
| Titulli: Eto'o: "Tifoza, me keni bere te ndihem njeri nga ju. Faleminderit Matrix interist i cmendur."(25.08.2011) Wed 24 Aug - 21:40 | |
| Nje leter plot me pershendetje dhe falenderime. Samuel Eto'o e mendonte prej ditesh kete. Zgjodhi te shkruante vete, ne mbremjen e 24 gushtit 2011, ne diten kur ai zyrtarizoje trasferimin nga Interi tek Anzhi. Nje leter qe sulmuesi ka zgjedhur te publikoje ne sitin e tij personal. "Me duken te drejte dhe te detyrueshem disa falenderime per disa persona te cilet me kane dhene shume ne keto dy vitet fantastike te kaluar ne Inter. Do te doja mbi te gjitha, te drejtoja falenderimet me te ndjera dhe pershendetjen me te ngrohte per Presidentin, Dr. Massimo Moratti, dhe familjes se tij per gjithcka qe kane bere per mua dhe per disponibilitetin ne lidhje me mua dhe familjen time. Do te mbetem gjithmone i lidhur me Presidentitn Moratti, per deshiren e mire dhe afrimitetin qe ka treguar ndaj meje ne keto dy vite te mrekullueshme. Per te kaluar me pas tek te gjithe shoket e skuadres, i vetedijshem se pa kurajon dhe ndihmen e tyre ne fushe, Interi nuk do te arrinte te merte fitore te panumerta ne nivele kombetare ashtu edhe nderkombetare. Nje falenderim per te gjithe lojtaret italiane dhe te huaj te Serie A, qe me kane lejuar te permiresohem nga ndeshja ne ndeshje. Nje falenderi i ndjere edhe per trajneret e Interit ne keto vite, mbi te gjitha Jose Mourinhos qe me deshti me cdo kusht, per mundesine qe me dha duke me sjelle ne Milano. Nje pershendetje e perzemert shkon edhe per Marco Brancen, dhe per te gjithe stafin e F.C. Internazionale dhe te qenders sportive "Angelo Moratti", ne Appiano Gentile, mjeket dhe fizeoterapistet, shoqeuesit, guzhinjeret, kamarieret, magazinieret, kopshtaret, dhe te gjithe njerezit e Inter Channel. Nuk do te harroj kurre dashurine e tifozave Interiste, qe me bene te ndihem njeri prej tyre, dhe qe me kane mbeshtetur dhe ndihmuar gjithmone. Keshtu edhe te gjithe gazetaret te cilet kam patur kenaqesine te njoh. Dhe embelsira per ne fund, nje falenderim i pafund shkon per nje te cmendur pas Interit, qe me beri te ndihem edhe une 'italian', Marco Materazzi. Faleminderi vellacko. Duke shpresuar se nuk kam harruar asnje, edhe nje here faleminderit te gjitheve!"
| |
|