Fc.Inter Albanian Admin
| Titulli: Moratti: "Sezon Qe Meriton Noten 7. Me Fitoren ne Kupen e Italise..." (02.06.2011) Thu 2 Jun - 5:29 | |
| Besoj qe te tjeret mos te ofendohen kur them Samuel Eto'o. Ka pasur nje rendimet mjaft te larte gjate ketij sezoni Kamerunasi, eshte njesoj sikur ti heqesh Messin Barcelones, ekip qe pa Argjentinasin mund te them se nuk do te mund te kishte arritur aty ku eshte tashme". Keshtu i eshte pergjigjur pyetjes se nje Tifozi, Massimo Moratti, tifoz qe i ka bere nje pyetje presidentit Zikalter rreth lojtarit qe ka pasur nivelin me te larte te lojes gjate ketij Sezoni ne ekipin Zikalter...
Per Morattin, ky sezon i mbyllur duket se eshte nje tjeter sezon Pozitiv per skuadren e tij. Me pas presidenti Zikalter ka vazhduar duke bere nje permbledhje si te gjerave pozitive edhe te atyre negative te kaluara ne kete sezon nga Zikalterit e tij: "Ne Interistet-duke perfshire edhe veten e tij si nje tifoz Zikalter, Nuk jemi te lumtur nese humbim nje titull kampion, ashtu sic ndodhi edhe ne kete vit futbollistik. Pas plot 5 sezonesh te fituara nga ne, titulli shkoi per Milanin, jemi mesuar tashme te fitojme gjithnje e kur nuk ndodh dicka e tille duket sikur nuk jemi edhe aq te lumtur. Ky kampionat mund te them se ka qene i mire, pavaresisht sesi shkoi fillimi me veshtiresite e tij. Kemi pasur disa veshtiresi per shkak edhe te demtimeve por me ardhjen e Leos ne drejtim mund te them se kemi arritur ti kalojme keto veshtiresi dhe skuadra ka arritur te stabilizohet... Mund te them se dhe ky ka qene nje vit i mire per ne, sigurisht jo si ai i kaluari por te themi perafersisht ne nivelin e tij. Nje vit qe mund te meritoje noten 7 me plot gojen.
Kthehet te flitet per Eto'o. Moratti i kerkohet ngja nje tifoz, se cili lojtar nga e kaluara ka qene ne nivelin e Eto'o ?: "Eshte veshtire te besh dallime te tilla, duke pare nivelin teknik dhe fizik qe Kamerunasi ka treguar deri me tani. Cdo sulmues ka stilin e tij dhe ky i Eto'o esht mjaft i vecante. Ne nivelin e rendesise, si per zikalterit, ashtu edhe per ekipin e Milanit tani, mund te them se eshte Ibrahimovic. Ka arritur te fitoje plot 3 tituj me fanelen Zikalter dhe 1 me Milanin ne kete sezon, keshtuqe mund te them se ka qene nje Sulmues i madh. Per te mos u kthyer kohe me pare, ku flitet per Altobellin, nje sulmues mjaft i talentuar qe ka lene gjurme ne futbollin Italian. Mban dhe nje rekord te golave te shenuar pergjate nje kampionati futbollistik ai. Me te vertete nje sulmues i madh... Duke folur per te kaluaren, po kthehem edhe tek Interi i babait tim, atehere nuk ka pasur ndonje sulmues te talentuar ne ekipin zikalter, vecse Mazzolas qe luante paksa me i terhequr."
Pritet nje sezon tjeter fitues si ai i 2010 ?: "Te shpresojme, por njekohesisht trembem edhe nga fakti i te mesuarit per te fituar gjithnje. Nuk eshte normale nje gje e tille pasi ne futboll sic ka fitore, mund te kete dhe humbje. Kete vit mund te them se kemi mesuar dicka rreth fitimit te kampionatit, per ta fituar ate te nevojitet te perqendrohesh gjithnje ne cdo ndeshje qe luhet, deri ne fund. Edhe ne ndeshje qe duken te thjeshta per tu fituar. Besoj kjo te na sherbeje si mesim per sezonin qe vjen..."
"Fitorja ne Finalen e Kupes Se Italise mund te them se me ka bere te ndjehem mjaft i lumtur. E kemi ndare se bashku me tifozet kete kupe te fituar, ka pasur nje gzim te madh edhe nga ana e tyre per fitoren e arritur ne kete ndeshje. Mund te them se kemi arritur te tregojme qe vazhdojme te jemi ende nje skuader ne nivelet me te larta te futbollit. Kjo besoj tna sherbeje per sezonin e ardhshem, duke na motivuar me shume..."
| |
|