Fc.Inter Albanian Admin
| Titulli: Sanchez: "Dua Te Fitoj Ne Itali. Gjithcka Varet Nga Udinese" (31.05.2011) Tue 31 May - 6:25 | |
| Alexis Sanchez objektivi paresor i klubit zikalter per merkaton e veres, qe po ndiqet prej kohesh nga drejtues te ketij klubi, ka folur per mediat: "Kam folur me presidentin rreth te ardhmes time. Ne ekipin e Udinese jam mese i lumtur, por e di mjaft mire qe ne kete pike te karrieres time ne kete klub nuk mund te shkoj aty ku dua. Shikoj dita dites lajmet e gazetat e ndryshme dhe jam mjaft i lumtur qe emri im lakohet midis klubeve nga me te medha te futbollit. Gjithcka mund te them se varet nga Udinese, nga ajo qe duan dhe nga ajo oferte qe duhet te pranojne nese do te vije kjo e fundit.
Endrrat dhe Ambicia duket se e shtyne kilianin larg nga ekipi i Udines: "Dua te permiresohet nga viti ne vit. Kerkoj te jap maksimumin tim si ne stervitje ashtu edhe ne ndeshje. Dua te tregoj qe jam nje lojtar i rendesishem edhe pse tashme e di qe per te treguar nje gje te tille duhet mjaft pune. Mund te them se tani ndjehem i gatshem per sfidat e medha dhe si cdo lojtar tjeter dua te fitoj trofe, ne Itali mbi te gjitha se ne vendet e tjera..."
Sanchez duket se deshiron te fitoje ne Serie A. Nje kampionat qe e ndjek qe prej kur ishte femije: "Ne femijri idhulli im ishte Zamorano. E enderroja nje dite qe te behesha si ai. Zamorano eshte dhe nje njeri i madh. E admiroj ate si lojtar ashtu edhe si njeri, eshte nje personalitet i madh i Kilit. Fale Zamoranos dhe Salasit, Serie A ishte mjaft e ndjekur ne Kili. Por kjo mund te them se nuk ka ndikuar ne ardhjen time ne Itali, e gjitha eshte merite e familjes Pozzo, dhe do ti jem shume krenar."
Gjithcka duket se varet nga Pozzo dhe nga Udinese. Sanchez tashme eshte mese i gatshem per nje klub te madh dhe ne qoftese do te vinte ndonje oferte e rendesishme kundrejt tij, sigurisht nuk mund te refuzohej... | |
|