Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Zanetti: "Ja Ideja Ime Per Te Ardhmen, Me Interin..." (12.05.2011)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fc.Inter Albanian
Admin
Admin
Fc.Inter Albanian



Zanetti: "Ja Ideja Ime Per Te Ardhmen, Me Interin..."  (12.05.2011) Empty
MesazhTitulli: Zanetti: "Ja Ideja Ime Per Te Ardhmen, Me Interin..." (12.05.2011)   Zanetti: "Ja Ideja Ime Per Te Ardhmen, Me Interin..."  (12.05.2011) EmptyThu 12 May - 7:17

Zanetti: "Ja Ideja Ime Per Te Ardhmen, Me Interin..."  (12.05.2011) Zanett14

Keto dite, faktikisht, ne te gjithe boten flitet per historikun Javier Zanetti dhe per jetegjatesine e tij ne futlbollin e luajtur. Ne Argjentine i vleresuar, ne Europe i admiruar. 1 dite pasi ka kalur ndeshja e tij e 1000, WwW.Interistat.Com ju sjell ne shqip nje Interviste te dhene nga Capitano per Mediat.
Fillimisht per Kapitenin Zikalter duket se kujtoen ende ekipet ku ka luajtur gjate karrieres se tij te gjate, edhe pse nuk jane te shumte keto te fundit. Ne nje interviste per La Nacion, Zanetti ka permendur te gjitha ekipet me rradhe e me pas ka bere nje permbledhje me momentet me te bukura qe ka kaluar ne to...

ME TALLERES- "Kam luajtur ndeshjen e pare zyrtare ne karrieren time, ka qene me 22 Gusht te vitit 1992, ndeshja e trete ne kampionat ne Serie B. Mbaj mend qe kam arritur te futem ne fushen e lojes ne minuten e 35-te ne vendin e Miguel Angel Fretes. Ne ate ndeshje kemi fituar me rezultatin 2-1. Persa i perket debutimit si titullar, kam arritur ta regjistroj me 12 Shtator te po atij viti, ndeshje qe ka perfunduar me rezultatin 0-0. Ne ate kohe mbaja fanelen me numrin 11.

ME BANFIELD- "Ndeshjen e pare e kam luajtur me 12 shtator te vitit 1993 ne stadiumin e River Plate, ndeshje qe ka perfunduar me rezultatin 0-0. Ne ate kohe mbaja fanelen me numer 4. Naten para ndeshjes, praktikisht nuk kam mundur te fle..."

ME INTER- "Me fanelen Zikalter kam debutuar me 27 gusht te vitit 1995 ne ndeshjen kunder Vicenzas. Fitore 1-0, e arritur fale nje goli te shenuar nga Roberto Carlos. Ka qene dhe dita e pare qe tifozet me dedikonin nje kor nga shkallet e stadiumit. Qe ate dite kam mbajtur veshur fanelen me numrin 4. Trajner i Interit te atehershem dhe i imi gjithashtu, ishte Ottavio Bianchi dhe une luaja perkrah legjendave si Bergomi dhe Pagliuca."

ME KOMBETAREN ARGJENTINASE- "Me kombetaren e Argjentines, mbaj mend qe kam arritur te debutoj me 11 nentor te vitit 1994 ne nje ndeshje te fituar kunder Kilit me rezultatin 3-0. Edhe ne kombetare kam mbajtur veshur fanelen me numer 4 qe ne ndeshjen time te pare. Perpara se te hyja ne fushen e lojes, tekniku i atehershem i Kombetares Argjentinase, Passarella me tha vetem te luaja ashtu sic kisha bere me klubin e Banfield dhe do te shkonte gjithcka mese miri."


Momentet e Paharruara:
1. Finalja e Champions League 2010, kur kemi arritur te mundim Bayernin ne finale me Rezultatin 2-0, duke u shpallur Kampion Europe.
2. Fitorja kunder Anglise ne boterorin e 98' me kombetaren Argjentinase.
3. Me Banfield, fitorja e arritur kunder Bocas me 1994.

Golat Me Te Rendesishem Te Karrieres Tuaj:
1. Goli kunder Lazios ne Kupen UEFA, ka qene dhe titulli im i pare me Fanelen Zikalter.
2. Goli kunder Anglise me te majten, gol qe na ka lejuar te shkonim ne GjysmeFinalet e Boterorit te 98'.
3. Goli i barazimit kunder Romes, kur kishin mbetur edhe 2 minuta nga fundi i takimit, Gol qe na ka lejuar te ruanim vendin e pare ne kualifikimin e Serie A dhe te fitonim titullin. Ka qene me 27 shkurt 2008.

Kujtimet e Keqija Te Karrieres Tuaj:
1. 5 maji i vitit 2002. Ishim te paret ne Kampionat dhe duke humbur ne ndeshjen e fundit kunder Lazios me rezultatin 4-2. Juve arrin te fitoje Kampionatin.
2. Finalja e Kupes UEFA, e humbur me penallti kunder Schalke me 1997.
3. Finalja e Kupes Se Amerikes ne vitin 2004, Adriano arrin te barazoje rezultatin ne 2-2 dhe fale Penalltive Brazili arriti te na munde.

Me pas Kapiteni Zikalter vazhdon te flase per rritjen e tij nder vite si lojtare ne futbollin profesionist: "Me kalimin e kohes jam permiresuar dukshem. Kam arritur te mesoj nga gabimet qe beja kur isha me i ri mund te them. Me pelqen te jem ne zemer te fushes se lojes, ashtu sic me perpara me ka pas pelqyer te luaja mbrapa per te pasur me shume mundesi per te vrapuar. Une arrij te luaj aty ku mund te jem me i dobishem per ekipin.
Kam nje kontrate me klubin Zikalter deri ne fundin e vitit 2013. Endrra ime eshte qe te jem ende i dobishem per kete ekip edhe ne 2 vitet e ardhshme te kontrates sime. Me pas te shikojme, nese ndihem ende keshtu si ne ditet e sotme, mund te vazhdoj te luaj pa problem..."
Pas futbollit te luajtur, do te qendroni serisht ne klubin Zikalter ?: "Shpresoj qe te vazhdoj ende te jem pjese e kesaj Shoqerie, duke mare ndonje post te rendesishem ne klubin Zikalter. Do ta falenderoj gjithnje shoqerine Zikalter qe ka arritur te me hape dyert kur isha dikush i panjohur..."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zanetti: "Ja Ideja Ime Per Te Ardhmen, Me Interin..." (12.05.2011)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Il Giorno - Downing , ideja e re per Interin (21.12.2011)
» Zanetti: "Të rinjtë përfaqësojnë të ardhmen e Interit"
» Zanetti sonte zhvillon ndeshjen e 700-të me Interin 22.05.2010
» Ideja Nagatomo Ne Te Djathte. Leonardo Mendohet (26.02.2011)
» Bologna do vendose se shpejti te ardhmen e Vivianos (01.04.2011)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::  Lajme / Info / Merkato / Lojtaret / Gjithçka Rreth Klubit Zikalter :: Lajme Fc.Inter-
Kërce tek: