Fc.Inter Albanian Admin
| Titulli: 1000 Emocionet e Zanettit: "Inter Me Ka Dhene Gjithcka. Do Ta Mbyll Ketu!" (09.05.2011) Mon 9 May - 7:54 | |
| Per Kapitenin Legjendar Zikalter, Javier Zanetti, Interi duket se eshte me shume sesa nje skuader. Fanela Zikalter per te eshte si nje lekure e dyte. Me shume sesa Argjentinas, Pupi eshte Zikalter. Inter eshte gjithcka per te dhe ai eshte gjithcka per Tifozerine Zikalter. Heret ose vone, karriera e tij do te mbaroje, dhe kapitenit Zikalter do ti duhet te ndahet nga veshja ne fushen e lojes e fanelen Zikalter nderkohe qe duket se nuk do te kete nje ndarje nga zemra e tij per kete fanele... Gazetaret Argjentinas cdo here qe e Intervistojne duket sikur e pyesin nese do te kthehet ne Atdheun e tij per ta mbyllur atje karriere, por Zanetti pergjigjet me nje Jo te madhe: Te kthehem ne Argjentine per te mbyllur karrieren time Futbollistike ? "Jo, besoj se jo. Ndjehem mjaft mire ketu, kam kaluar plot 16 vjet te karrieres time si futbollist ne kete klub. Interi me te vertete me ka dhene gjithcka qe mund te arrije nje futbollist ne karrieren e tij. Duke qene dhe kapiten i ketij ekipi prej shume vitesh, ndjej paksa pergjegjesi edhe une. Keshtuqe do ta mbyll karrieren time ne Klubin Zikalter." Edhe pas terheqjes nga futbolli i luajtur, Zanetti duket se nuk ka ndermend te kthehet per te jetuar ne Argjentine: "Mendoj qe do te vizitoj shpesh si Argjentinen ashtu edhe Italine, kur te le futbollin e luajtur do te mund te kem me shume kohe per tu kthyer ne vendlindjen time. E verteta eshte se se bashku me familjen time, ndjehemi mjaft mire ne Itali dhe nuk mendojme te largohemi nga ketu. Gjithashtu edhe femijet e mij ndjehen mjaft mire ketu, dhe e flasin Italishten ne nje menyre te shkelqyer."
1000 Ndeshje te luajtura midis Interit, Banfield, Talleres dhe Argentines. Nuk mund te themi se jane ndeshje te luajtura rastesisht. Nje shifer kjo qe Javieri do te mund ta arrije me prezencen e tij ne ndeshjen kunder Romes ne mesjave. Kapiteni Zikalter, duket se nuk ka sekrete per te mbajtur: "Arrij te stervitem gjithnje se bashku me skuadren thuajse rreth 2 ore ne dite. Gjithnje ne 100% te formes nese do te duhej te pergatisnim nje ndeshje, si une ashtu edhe shoket e ekipit." Me Cfare Ushqehem ?: "Pasta, mish dhe perime, por nuk mund te them se jam i dhene pas nje ushqimi te tille, me pelqen te ushqehem mire." Midis shokeve te mij te ekipit, me te cilin kemi vite qe luajme se bashku, eshte edhe Walter Samuel. Tek klubi Zikalter ka shume Argjentinas dhe jemi te lidhur shume me njeri-tjetrin, edhe grate tona shoqerohen se bashku. Kalojme momente mjaft te bukura se bashku, futbolli me ka dhene mundesine te njoh me te vertete njerez mjaft te mire, nje nga kto eshte dhe Walter Samuel. Eshte nje gje e mire e futbollit kjo...
"Futbolli ka ndryshuar shume me kalimin e kohes dhe shumat e parave qe jepen per kete sport jan mjaft te larta. Jam dakort kur thuhet se ne futbollistet jemi te privilegjuar, bejme ate qe na pelqen dhe paguhemi mjaft mire. Personalisht une jetoj me futbollin e luajtur dhe kjo shikohet edhe ne fushen e lojes. Kerkoj te jap gjithnje maksimumin tim per cdo ndeshje te luajtur." Per jeten private te Zanettit, flitet pak, duket se ka pak per te thene per te...: "Mund te them se bej nje jete private mjaft te qete. Ne me te shumten e rasteve jam me familjen time, me femijet dhe gruan. Shkojme ne kinema apo darkojme jashte." Zanetti duket se tashme fillon te mendoje per diten kur do te vare kepucet ne gozhde: "Futbolli me ka dhene gjithcka. Vazhdoj te luaj prej 20 vjetesh dhe ne fund kur do te ndahem prej tij, mund te them se do te me mungoje." Si doni te kujtoheni ne te ardhmen? : "Sigurisht, si nje djale i mire, qe per fanelen qe mbante veshur jepte gjithcka. Do te me pelqente qe shoket e ekipit apo tifozet e mij te mos me kujtonin per ate qe kam dhene ne fushen e lojes, por te me kujtonin per ate cka jam jashte saj, si nje individ i vecante. Por le ti leme keto, mendoj se nuk eshte koha per keto kujtime, ka ende ndeshje per te luajtur, kupa per tu ngritur e tifoze per tu kenaqur... Ka tifoze ende qe duan ta shikojne ne fushen e lojes ate, me fanelen zikater dhe ate shirit prej nje kapiteni te vertete ne kra... | |
|