Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Merkato, Morati sërish “Mbret” i dimrit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TanInter
Co-Admin
Co-Admin
TanInter



Merkato, Morati sërish “Mbret” i dimrit Empty
MesazhTitulli: Merkato, Morati sërish “Mbret” i dimrit   Merkato, Morati sërish “Mbret” i dimrit EmptySat 29 Jan - 4:04

Merkato, Morati sërish “Mbret” i dimrit Morattii
Investimet për Ranochian e Pazzinin shkojnë thuajse 40 milionë euro për presidentin zikaltër

Masimo Morati kthehet të shpenzojë dhe bëhet “Mbreti” i merkatos. Pas politikës së kursimit në verë, presidenti zikaltër mbyll merkaton e janarit me dy investime të rënda, si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë financiar. Blerja e Giampaolo Pazzinin, ndjek atë të Andrea Ranochias dhe të dyja operacionet kanë sjellë investime domethënëse.


Tani numri një zikaltër ka hedhur mbi “pjatë” 6 milionë për mbrojtësin e ri, por në verë kishte nxjerrë nga xhepi 6.5 milionë të tjera. Megjithatë, me bilanc të plotë, kartoni i mbrojtësit shkon në 19 milionë euro (Destro u sakrifikua për 5 milionë euro dhe një tjetër i ri zikaltër për t’u zgjedhur do të vlerësohet 1.5).

Bilanci përfundimtar me Sampdorian sjell një shumë 12 milionë euro dhe shitjen e Biabianitë te blukaltrit. Edhe në këtë rast, numrat në bilanc do të jenë ndryshe: francezi në verë u kthye te zikaltrit me një vlerë 8 milionë euro, që në këtë çështje u respektua natyrisht. Kështu Pazzini do të peshojë në bilanc për 20 milionë euro.

Natyrisht, këto blerje kanë sjellë investime edhe për rrogat. Por mbi këtë plan, klubi i Moratit po ndjek linjën e kursimit. Dhe për motive të ndryshme, rrogat e Pazzinit dhe Ranochias pasqyrojnë kritere më elastike në një organikë më të pasur dhe më pak të shtrenjtë.

Në verë, Morati, Leonardo e Branca synojnë të marrin edhe lojtarë të tjerë me të ardhme. Pikërisht para dy ditësh, shoqëria e familjes, “Saras” ka pasur një “boom” në Bursë, pas lajmeve të një aleance me “Gazprom”-in, kolosin rus të energjisë, i interesuar të blejë rafineri në Europë. Dhe për qartësi Zeniti i Shën Pjetërburgut, është në pronësi të “Gazprom”-it.[/b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Merkato, Morati sërish “Mbret” i dimrit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Morati vendos për të Ardhmen e Maicon 24.05.2010
» Ne Hollande: "Morati degjon Sneijder. Tani De Jong ..."
» Morati e pranon: Murinjo larg Interit 25.05.2010
» Milani barazon sërish
» Mourinho sërish vë në dyshim të ardhmen me Realin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::  Lajme / Info / Merkato / Lojtaret / Gjithçka Rreth Klubit Zikalter :: Lajme Fc.Inter-
Kërce tek: