Lideri i Kampionatit italian, Milan, nuk ka arritur të nxjerrë
më shumë se një pikë kundër Genoas, ndërsa ky është barazimi i dytë
radhazi.Pas barazimit pa gola kundër Lazios, kuqezinjtë kanë
barazuar me rezultat 1-1 kundër Genoas në ndeshjen e zhvilluar në
Stadio Comunale Luigi Ferraris, e vlefshme për javën e 24 të Serie A.
Alexandre Pato kaloi Rossonerët në epërsi (29’) pas një gabimi të
mbrojtësit Dario Dainelli, ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (45’),
Antonio Floro Flores barazoi shifrat dhe ky ishte rezultati përfundimtar
i ndeshjes, pasi në pjesën e dytë nuk pati gola.
Me këtë pikë të fituar, Milani ngritet në kuotën e 49 pikëve, dhe
tash diferenca me Napolin është vetëm tre pikë, pasi napolitanët fituan
me rezultat 2-0 kundër Cesenas