Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Ju Sygjeroj Ti Hidhni Nje Sy Fjaleve Te Meposhtme... Eshte Nje Leter e Shkruar Nga Nje Tifoz i Zjarrte INTERIST Drejtuar Diego Milittos

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fc.Inter Albanian
Admin
Admin
Fc.Inter Albanian



Ju Sygjeroj Ti Hidhni Nje Sy Fjaleve Te Meposhtme... Eshte Nje Leter e Shkruar Nga Nje Tifoz i Zjarrte INTERIST Drejtuar Diego Milittos Empty
MesazhTitulli: Ju Sygjeroj Ti Hidhni Nje Sy Fjaleve Te Meposhtme... Eshte Nje Leter e Shkruar Nga Nje Tifoz i Zjarrte INTERIST Drejtuar Diego Milittos   Ju Sygjeroj Ti Hidhni Nje Sy Fjaleve Te Meposhtme... Eshte Nje Leter e Shkruar Nga Nje Tifoz i Zjarrte INTERIST Drejtuar Diego Milittos EmptyFri 17 Sep - 5:37

Ju Sygjeroj Ti Hidhni Nje Sy Fjaleve Te Meposhtme... Eshte Nje Leter e Shkruar Nga Nje Tifoz i Zjarrte INTERIST Drejtuar Diego Milittos Milito10

Fjalet Do Te Arrini Ti Kuptoni Vetem Nqs Jeni Dhe Ju INTERISTA Aq Te Zjarrte Sa Dhe Ky Qe e Ka Shkruar Kete Leter...

Ciao Principe.
Ndoshta kete leter nuk do te arrish ta lexosh kurre, eshte nje mesazh qe une dua tja dergoj te gjith tifozeve ZIKALTER.
Ishte vera e vitit 2009 dhe kishte nje pritje te gjate nga ana jone per te pare zevendesuesin e Ibres, kur erdhi zyrtarizimi i kalimit tend tek ekipi Zikalter, dikush ndoshta nuk e ka menduar qe nje lojtar 30 vjecar nuk do te mund te mbushte boshllekun qe po linte i madhi Ibra ne ate kohe per ne Interistet.
Fillimi i Sezonit Te Ri, ndeshja e pare: DERBI kunder Milanit. e kujtoj ende ate penallti te shnderruar ne gol nga ty, gjithashtu edhe fjalet e Scarpini pas atij goli: "Kur nje lojtar i sapoardhur shenon nje gol ne DERBI , hyn ktu... ne zemrat e tifozeve".
Ishte pikerisht keshtu, gezimi i treguar nga ana jote pas atij goli dhe deshira per te dhene gjithnje me te miren ne ndeshjet e ardhshme.
Pas shume golash e mbi te gjitha shume grinte ne fushen e lojes, vullnet, pasion, perulesi... behesh Princi per te gjithe ne. Ai me i vleresuari, ai qe gjate gjithe kampionatit na ka dhuruar gola fantastik.
6 Maj ne stadiumin Olimpico kunder Romes...Fale nje goli tendin arritem te dergonim ne shtepi kupen e pare ne ate sezon, Coppa Italia.
16 Maj me Romen ne ndjekje deri ne fund te kampionatit. Duhej nje nga shpikjet e zakonshme te Princit per te derguar ne shtepi edhe Kampionatin Italian te atij viti, te pestin rradhazi.
Por festa dhe gezimi per keto 2 tituj te marre deri me tani duhej te zgjaste shume pak, duhej te mendonim per ate te mallkuar Champions League... Trofe qe ne Interisteve na kishte munguar qe prej 45 Vjetesh thuajse dhe qe as me lojtare si Ibrahimovich nuk arritem ta merrnim. Pasi kishim arritur te mundnim kampionet e Anglise dhe kampionet e Spanjes, na priste nje ndeshje perballe kampioneve te Gjermanise, kupe qe edhe ato e donin per te realizuar Tripleten.
Nuk arrij ti kuptoj ndjenjat e asaj dite, ndoshta sepse ishin shume te medha e te paspjegueshme... Me kujtoet nje fillim i ndeshjes mjaft i forte, zemra qe rrihte mjaft fort, duart qe djersiteshin dhe me pas ai pas i mrekullueshem i Sneijder per Militton qe edhe nje here e shnderron ne nje gol te mrekullueshem. Ne pjesen e dyte te ndeshjes, Princi shenon serisht duke realizuar dopjeten me te bukur te te gjith sezonit. Inter fale ksaj dopjete mposht ate fantazmen qe e ndiqte thuajse qe 45 vjet. Te gjith tifozet Zikalter mund te mbyllnin e te hapnin serisht syte duke mos menduar qe ishte serisht nje enderr: TASHME ISHTE BERE REALITET
Tani pak muaj distance nga ajo dite, nga dita me e bukur e jetes time...shikoj ne loje Princin tim dhe me duket paksa ndryshe nga ai ne Madrid. Eshte i lodhur, nuk vrapon shume e ben gjithashtu nje autogol. Princ ajo qe dua te te them dhe ajo qe dua ti tregoj te gjith Tifozeve Zikalter eshte: Ti je i njejti Princ si edhe ne 22 Maj, i njejti qe na ka ndihmuar te realizojme endrren me te madhe per ne.
Ai njeri qe me aq perulje na ka bere te medhej, ne Itali dhe ne Europe. Nuk do te jete nje autogol ne disa ndeshje jo te mira te luajtura nga ty qe do te mund tme bejne te ndryshoj mendim mbi ty, tme beje te harroj te gjith ato qe ke bere per ekipin Zikalter.
Je gjithmone motivi im me i madh i gezimit. Do te flas gjithnje per ty si me i miri, si njeriu i endrrave, si Princi qe ne mbremjen e Madridit u shnderrua ne MBRET. Un te pres Diego, pres te rikthehesh serisht ne kte qe kam pershkruar ketu me lart.
Por gjithashtu do te vazhdoj te bej tifo per ty, te pres golin tend, te them "VAMOSSS MILITO" dhe te kendoj "Diego Milito facci un goal.." sepse ke bere shume per ne kur ta kishim nevojen. Tani je ti ai qe ke nevoje per ne Tifozet Zikalter... dhe ne do te jemi gjithmone, gjithnje atje...te gatshem te mbeshtesim Princin Tone... <3 <3 <3


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ju Sygjeroj Ti Hidhni Nje Sy Fjaleve Te Meposhtme... Eshte Nje Leter e Shkruar Nga Nje Tifoz i Zjarrte INTERIST Drejtuar Diego Milittos
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rikthimi i Special One eshte i gjithi per tu rikonstruktuar:ja cila eshte situata (17/04/2011)
» Moratti per shkembimin Kaka-Maicon:Kjo nuk është e vërtetë,eshte nje genjeshter (06.06.2011)
» Moggi është shprehur që Interi është tepër i fortë për Juven
» Eto'o:"Moratti eshte zoti ne toke, Interi eshte klubi me i mire ne Itali.Mourinho Special."(25.08.2011)
» +1 Interist!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::  Lajme / Info / Merkato / Lojtaret / Gjithçka Rreth Klubit Zikalter :: Lajme Fc.Inter-
Kërce tek: