Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka konfirmuar njoftimet se ai është pranë nënshkrimit të kontratës së re me klubin zikaltër.
Së fundmi, mediat italiane kanë spekuluar se holandezi do të shtojë edhe dy vite në kontratën e tij, ashtu që do të lidhej deri në vitin 2015 me klubin nga Meazza. “Shpresoj që sa më shpejtë të arrij një marrëveshje me klubin. Ne po angazhohemi shumë”. “Shpresoj që të merremi vesh shpejt dhe unë të mbetem i lidhur për këtë klub për një kohë të gjatë”, ka thënë Sneijder në një konferencë për media.
" Sneijder shpreson ta vazhdojë kontratën " (14.09.2010)