tifo_ultras Co-Admin
| Titulli: Ancelotti: Kurrë nuk bëhem mik me Mourinhon Tue 7 Sep - 10:22 | |
| Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka thënë se ai është ende në gjendje lufte me ish-trajnerin e Interit, Jose Mourinho.“Para ndeshjes në Ligën e Kampionëve mes Interit dhe Chelseat, ne bëmë pakt. Ne u takuam në korridoret e San Siros ku dhe arritëm një marrëveshje. Jo më polemika apo drama”. “Ne kurrë nuk e pëlqyem njëri tjetrin, por që nga koha kur kam ardhur në Angli, pikëpamjet e mia ndryshuan. Kur e fitova Ligën Premier ai më dërgoi një tekst mesazh dhe unë ia dërgova një tjetër kur ai e fitoi Scudetton. Nuk mendoj se ne mund të bëhemi ndonjëherë miqë, por ekziston respekt reciprok i sinqertë për njëri tjetrin”, deklaroi ‘Carlito’. | |
|