Titulli: Kuyt: Negociuam me Interin 05.9.10 Sun 5 Sep - 9:30
Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, ka pranuar se ka pasur bisedime me Interin gjatë kësaj vere.
“Unë nuk mund të mohoj se ka pasur negociata me Interin. Ishte kënaqësi për mua të kem qenë i kërkuar nga një klub aq prestigjioz, të drejtuar nga trajneri që më solli në Angli dhe me të cilin kam ende raporte shumë të mira”.
“Sidoqoftë, Liverpooli deklaroi se nuk jam në shitje dhe unë për çdo rast them se jam i lumtur që qëndrova në Ligën Premier”, u shpreh holandezi.