Mesfushori i Juventusit, Felipe Melo, ka thënë se do t’i mbetet besnik Juventusit përkundër interesimit të Real Madridit.
“Unë dua të vazhdoj qëndrimin te Juventusi. Unë vërtet dua të luaj mirë me këtë fanellë. Ky vit do të jetë vit i ringjalljes time”, theksoi Melo për La Gazzetta dello Sport. Luigi Del Neri tashmë ka thënë se dëshiron që Melo të mbetet te Juventusi, përderisa Giuseppe Marotta e mbështeti plotësisht futbollistin problematik brazilian.