Reali i Madridi raportohet se është duke menduar të transferojë mesfushorin e Juventusit, Felipe Melo.
Trajneri i ri i Realit, Jose Mourinho, është duke kërkuar mesfushor defensiv dhe Melo përmbush kërkesat. Braziliani kushtoi plot 24 milionë euro kur erdhi në Juve gushtin e kaluar, dhe gjiganti nga Torino do të dëshirojë të rikuperojë sa më shumë që mundet nga kjo shumë. Ish-ylli i Almerias, Melo, do të mirëpriste një rikthim në Spanjë pas 12 muajve të vështirë të kaluar në Torino.