Peter Cech mund të mungojë në ndeshjen e parë të Chelseat në Ligën Premier ndaj West Bromwich Albion, pasi ka marrë lëndim gjatë stërvitjeve, shkruan Daily Mail.
Çeku pritet të jetë jashtë fushe për tre javë, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e Community Shield (superkupa e Anglisë) në Wembley kundër Manchester United që zhvillohet pas dy javësh.
Nëse ai dështon të rikuperohet në kohë, ai do të mund të mungojë edhe në ndeshjen hapëse të Ligës Premier në Stamford Bridge kundër WBA, dhe Carlo Ancelotti pritet të mbështetet në shërbimet e Ross Turnbull.