Mbrojtësi i Interit, Maicon, i ka bërë thirrje Real Madridit që të mos dorëzohet në tentim për ta transferuar atë, pasi që është vetë braziliani ai që kërkon të kalojë në Bernabeu.
Negociatat kanë ngecur që nga koha kur Interi kërkoi 35 milionë euro. Thuhet se një ofertë prej 30 milionë eurosh mund të kryejë punë në këtë rast, por vështirë se mund të lëshojë pe Massimo Moratti. Megjithatë, mund të bëhet shumë vonë për Maiconin, sepse nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje brenda 48 orëve, atëherë Mourinho do të kërkojë lojtarë tjerë edhe pse zemra e tij është me mbrojtësin brazilian.