Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Benzema: Do te bind Realin qe nuk ka gabuar (25.10.2010)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fc.Inter Albanian
Admin
Admin
Fc.Inter Albanian



Benzema: Do te bind Realin qe nuk ka gabuar  (25.10.2010) Empty
MesazhTitulli: Benzema: Do te bind Realin qe nuk ka gabuar (25.10.2010)   Benzema: Do te bind Realin qe nuk ka gabuar  (25.10.2010) EmptyMon 25 Oct - 6:09

Benzema: Do te bind Realin qe nuk ka gabuar  (25.10.2010) Benzem10

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka thënë se do të luftojë deri në fund për të bindur trajnerin Hoze Murinjo dhe zyrtarët e skuadrës se nuk kanë gabuar kur e transferuan atë në ”Santiago Bernabeu”.

Që kur iu bashkua skuadrës spanjolle, Benzema vazhdimisht përmendet si cak i klubeve të ndryshme evropiane, të cilat janë të gatshme t’i japin një tjetër rast sulmuesit të kombëtares franceze, megjithatë, transferi i tij ende nuk u realizua. Vetë futbollisti, por as zyrtarët e Realit nuk kanë thënë ndonjëherë se janë të interesuar për shitjen e tij. “Jam duke punuar me përkushtimin më të madh në mënyrë që të siguroj kohë më të madhe në lojë.

Kur të kem arritur formën time më të mirë, njerëzit do ta shohin se çfarë jam në gjendje të bëj. Jam i sigurt se do të kem sukses në Madrid dhe për këtë jam shumë i përqendruar, madje do të luaj edhe në mbrojtje nëse është nevoja”, ka thënë Benzema. Ai ka shtuar se është i bindur që trajneri Murinjo ka besim tek ai. “Hoze është një trajner fantastik. Ai më ka thënë se unë duhet të vrapoj më shumë. Është një ndër strategët më të mirë në botë, ndoshta më i miri që më ka stërvitur”, ka theksuar Benzema. Për shërbimet e sulmuesit francez janë interesuar disa skuadra të mëdha evropiane, ndërsa më shpesh përmenden Juventusi dhe Mançester Junajtedi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Benzema: Do te bind Realin qe nuk ka gabuar (25.10.2010)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Di Maria: Dua shumë tituj me Realin
» Benzema: Nuk Kam Probleme Me Mourinhon (25.09.2010)
» Skandali, Benzema dhe Ribery, në hetuesi
» Maicon kërkon Realin
» De Gea: Nuk do të mund të luaja për Realin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: