Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Balotelli largohet, Dzeko te Interi?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



Balotelli largohet, Dzeko te Interi?  Empty
MesazhTitulli: Balotelli largohet, Dzeko te Interi?    Balotelli largohet, Dzeko te Interi?  EmptyMon 19 Jul - 5:17

Balotelli largohet, Dzeko te Interi?  Dzeko_faust_3451


Tashmë është vetëm çështje kohe kur Mario Balotelli të largohet nga Interi, ndërsa ekspertët italianë të transferimeve mendojnë se Interi pritet t’u shkatërrojë planet Rossonerëve të cilët e ëndërrojnë sulmuesin Edin Dzeko.

“Nuk dua të flas për Balotellin, por dyert janë të hapura”, kishte thënë Raiola për Sky Sport Italia, duke aluduar kështu në një largim të Balotellit drejt Ligës Premier.
Nga ana tjetër, eksperti i transferimeve dhe i çështjeve multilaterale në merkaton italiane, Pierpaolo Marino, ka deklaruar se nëse Interi i merr ato 35 milionë euro që i kërkon nga City, atëherë do të jetë në gjendje ta transferojë Edin Dzekon dhe gjithë këtë sa për t’u prishur punët rivalëve.
“Shumë ekipe italiane janë pas Dzekos. Milani është ekipi i parë që ia vuri syrin, por politikat e reja ekonomike i dërgon ata krejt diku tjetër. Juventusi gjithashtu po e vështron që një kohë të gjatë dhe pasi transferoi një numër lojtarësh të mirë, Juventusi është i gatshëm për lojtarë të mëdhenj. Por, Wolfsburgu kërkon 40 milionë për të”.
“Sidoqoftë, mbajini sytë kah Interi. Ata do ta shesin Maiconin dhe Balotellin dhe për këtë arsye mund të befasojnë me një transferim të sulmuesit boshnjak, duke prishur planet e Milanit dhe Juventusit, ashtu siç ka ndodhur në transferimet e Ibrahimovic dhe Suazos”, deklaroi Marino për Goal.com.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Balotelli largohet, Dzeko te Interi?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Balotelli i padëshiruar te Interi 22.07.10
» Balotelli te Reali, Ramires te Interi? 03.06.10
» Milito nuk largohet nga Interi 29.05.2010
» Agjenti i Muntarit:"Ne qofte se Muntari largohet nga Interi, ai do shkoj ne nje ekip ku mund te luaj rregullisht"(28.12.2011)
» Dzeko preferon Italinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::  Lajme / Info / Merkato / Lojtaret / Gjithçka Rreth Klubit Zikalter :: Lajme Fc.Inter-
Kërce tek: