Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Eto'o dhe Robbeni për finalen e madhe të së shtunës (21.05.2010)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fc.Inter Albanian
Admin
Admin
Fc.Inter Albanian



Eto'o dhe Robbeni për finalen e madhe të së shtunës  (21.05.2010) Empty
MesazhTitulli: Eto'o dhe Robbeni për finalen e madhe të së shtunës (21.05.2010)   Eto'o dhe Robbeni për finalen e madhe të së shtunës  (21.05.2010) EmptyThu 20 May - 20:58

Eto'o dhe Robbeni për finalen e madhe të së shtunës  (21.05.2010) 20_fin10

Sezonin e kaluar Eto'o me Barcelonën ka fituar gjashtë trofe, kurse këtë sezon në Inter tahsmë i ka fituar dy (Seria A dhe Kupa e Italisë). Por, mbase nuk do të përfundojë me kaq, pasi të shtunën në Santiago bernabeu ekipi i tij Inter luan në finale të Ligës së kampionëve kundër Bayernit.

“Me siguri do të jetë një ndeshje e mrekullueshme. Bayerni është ekip i madh, forca e tyre qëndron në secilën pjesë të ekipit, nga secili lojtar e deri te trajneri i tyre”, tha sulmuesi kamerunas, i vetmi i cili mund të mbrojë titullin e kampionit të Evropës.
Ai me plotë gojë lavdëron trajnerin e vet Jose Mourinho.

“Ai është vërtetë unik dhe i vetmi. Me këtë ekip ka bërë vërtetë më të mirën, në momentet e duhura ka përdorur pikërisht atë që është dashur”, ka thënë Eto’o, transmeton Vecernji list.

Në anën tjetër, sulmuesi holandez i Bayernit, Arjen Robben thotë se ekipi i tij këtë sezon ka realizuar suksese të mira që dëshiron t’i kurorëzojë edhe me titullin e kampionit të Ebropës.

“Të them shkurt, mendoj se ne do të sulmojmë, kurse Inter do të mbrohet”, tha sulmuesi me goditje të fuqishme, i cili u ka dhënë gola nga mbi 20 metra largësi Fiorentinës, Manchester Unitedit dhe Lyonit.

“kam luajtur nën komandën e Mourinhos derisa qëndoja në Chelsea. Ai është i mrekullueshëm në sjellje me lojtarët e vet dhe nga kolektivi gjithnjë nxjerr maksimumin. Por, për të rezultati është kryesori, e jo loja që i ofron publikut. Te Bayerni është ndryshe, ne dëshirojmë të lajmë bukur dhe të realizojmë rezultat të mirë”, përfundoi Robben.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Eto'o dhe Robbeni për finalen e madhe të së shtunës (21.05.2010)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Top Special Per Finalen e Kupes Se Italise (27.05.2011)
» Pazzini: I kënaqur që jemi në finalen e Kupes se Italise
» Behet i ditur topi per finalen e Liges se Kampioneve...! (04.03.2011)
» Permiresohet Gjendja e Sneijder. Pritet Rikthimi Ne Finalen e Kupes (20.05.2011)
» Forlan : "Zanetti , dje nje nate e madhe" (16.09.2011)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::  Lajme / Info / Merkato / Lojtaret / Gjithçka Rreth Klubit Zikalter :: Lajme Fc.Inter-
Kërce tek: