Sipas internews.it, Chelsea është i gatshëm të bëj një ofertë prej 30 milionë eurosh për sulmuesin e Interit, Mario Balotelli. Adoleshenti italian është duke u kërkuar me ngulm edhe nga Manchester City dhe Manchester United, ndërsa tani në skenë doli dhe Ancelotti që kishte pohuar ditë më parë se do të dëshironte ta transferonte sulmuesin e ri. Spekulimet për një largim, u rritën shumë kur Balotelli u vonua në stërvitjen e parë të Interit dhe kur u largua nga shoqata e futbollistëve italianë (AIC). I konsideruar si një nga futbollistët më të mirë të së ardhmes, është pak e mundshme që Interi ta lë atë të largohet me çmim të lirë, pasi që ai në tre sezonet e para ka shënuar 20 gola në 59 paraqitje. Balotelli pritet që së shpejti të jetë dhe pjesë e kombëtares Azzure