Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Interi, Balotellin për Fabregas? 06.07.10

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Inter_Vali
Admin
Admin
Inter_Vali



Interi, Balotellin për Fabregas? 06.07.10 Empty
MesazhTitulli: Interi, Balotellin për Fabregas? 06.07.10   Interi, Balotellin për Fabregas? 06.07.10 EmptyTue 6 Jul - 7:22

Interi, Balotellin për Fabregas? 06.07.10 Moratti
Interi duket se ka ndërmend t’ia prishë planet Barcelonës për asin e Arsenalit, Cesc Fabregas, pasi që do t’ua ofrojë Topçinjve sulmuesin e talentuar, Mario Balotelli.
Sipas Leggo, Interi mund të tërhiqet nga tentimet për Mascheranon dhe në vend të tij të transferojë Fabregasin. Këto zhvillime të fundit nuk janë pritur mirë në Camp Nou, pasi që Barcelona mezi pret ta rikthejë yllin e saj në vendlindje.
Përderisa agjenti Mino Raiola përjashton çdo mundësi të transferimit të Balotellit te Arsenali, është Massimo Moratti ai që e ka planin në kokën e tij se ku ta dërgojë sulmuesin. Nuk është i fshehtë interesimi i Wengerit për sulmuesin e ri, ndërsa një marrëveshje shkëmbimi plus përfshirja e parave është tashmë në tavolinë. Tani ka mbetur që Nerazzurët të bisedojnë me Arsenalin dhe të shohin se a janë të disponuar për një marrëveshje të tillë drejtuesit nga Emirates.
Zhvillimet e fundit natyrisht se kanë vënë nën presion të madh Barcelonën, që dëshiron ta transferojë me çdo kusht Fabregasin. Agjenti i Balotellit, Mino Raiola, kishte thënë ditë më parë se Interi refuzoi një ofertë të Cityt, e që sipas mediave italiane është 30 milionë euro, për shkak se Interi kërkon 40 milionë për njërin prej sulmuesve më të talentuar në Apenine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Interi, Balotellin për Fabregas? 06.07.10
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Interi të dënojë Balotellin 26-06-10
» Interi kërkon Machedan për Balotellin
» Chelsea, 30 milionë për Balotellin 14.07.10
» Chelsea në garë për Balotellin
» City, 60 milionë për Balotellin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::  Lajme / Info / Merkato / Lojtaret / Gjithçka Rreth Klubit Zikalter :: Lajme Fc.Inter-
Kërce tek: