Fc.Inter Albanian Admin
| Titulli: Berluskoni: Për Ronaldon do të bëja një çmenduri (20.05.2010) Thu 20 May - 8:12 | |
|
Presidenti i Milanit ka bërë të ditur se do të ishte gati të bënte një sakrificë për lojtarin portugez
Gjatë darkës me sponsorët e Milanit, Silvio Berluskoni, nuk e ka përjashtuar mundësinë për të blerë një lojtar të rëndësishëm në merkaton e kësaj vere: “Në një periudhë krize si kjo, nuk mund t’i lejoj vetes shpenzime të bujshme, - ka thënë presidenti kuqezi.
- Por duke parë se jam i dashuruar me Milanin që kur kam qenë fëmijë, nuk do të tërhiqem mbrapa nëse do të më jepet mundësia për të marrë një kampion të madh, një lojtar që të bën të fitosh ndeshjet e rëndësishme, një lojtar si Kristiano Ronaldo”. Përveç merkatos, Berluskoni ka folur edhe për çështjen e trajnerit të ardhshëm të Milanit, duke konfirmuar se janë 3 ose 4 emrat, për të cilët klubi po mendohet.
E njëjta gjë është thënë nga administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, pak orë më përpara. Nga sa kuptohet, presidenti milanist, gjatë darkës i ka thënë të pranishmëve se “për drejtuesit e Milanit është shumë i rëndësishëm fakti që një trajner të ketë eksperiencë në sektorin e të rinjve, sepse kjo ndihmon në formimin e teknikut në aspektin psikologjik”. Një e dhënë kjo që të çon tek Filipo Gali, i cili ka qenë trajneri i të rinjve të Milanit dhe tani është përgjegjës i të gjithë sektorit të moshave të kuqezinjve.
Më pas ka ardhur edhe një thumbim për ish-trajnerin e kuqezinjve, Leonardon. Berluskoni ka konfirmuar se ka patur disa mosmarrëveshje me teknikun brazilian, i cili ka vendosur të largohet në fundin e këtij sezoni: “Leonardo është kokëfortë, nuk ka ndjekur këshillat e mia, por është një djalë shumë i mirë dhe është shumë i lidhur me Milanin”.
Mësohet se fjalimi i numrit një të Milanit ka filluar me një batutë: “Kam dashur të vija i veshur si arbitër për numrin e madh të penalltive, që na kanë dhënë këtë vit, - ka thënë ai, - por më kanë thënë se nuk do të kishte qenë një ide e mirë…”.
Për të motivuar sponsorët aktualë të Milanit dhe për të tërhequr të tjerë, Silvio Berluskoni ka folur për imazhin e fortë që ka skuadra e tij në Itali dhe jashtë saj, duke i shpjeguar të pranishmëve se ekipi i tij “është më i forti, përfaqëson imazhin e Italisë në botë. Jemi skuadra që ka fituar më shumë tituj në botë dhe ajo italiane, që ka fituar më shumë në nivel ndërkombëtar. Unë jam presidenti, që ka fituar më shumë tituj në botë”.
Kandidati i ri Milan, Donadoni në krye të listës
Eshtë shfaqur një emër i ri në garën për të marrë drejtimin e Milanit. Në bazë të lajmeve që vijnë nga ambienti kuqezi bëhet fjalë për Roberto Donadonin, i cili duket se ka nxjerrë jashtë loje Filipo Galin, që nga të gjithë shikohej si pasardhësi i brazilianit Leonardo. Në garë me ish-trajnerin e Italisë duket se janë edhe Masimiliano Alegri dhe Billi Kostakurta.
Kështu, rrethi po ngushtohet edhe pse, tashmë, është e pamundur të përjashtohen surprizat. E vërteta është se Milani emrin e trajnerit për sezonin e ardhshëm nuk e ka vendosur akoma. Ka disa alternativa dhe për secilin nga kandidatët ka disa pika në favor dhe, natyrisht, edhe disa pika kundër.
Dje ka filluar edhe epoka e presidentit të ri Andrea Anjeli Juventus zyrtarizon trajnerin Del Neri
Xhixhi Del Neri është zyrtarisht trajneri i ri i Juventusit. Zyrtarizimi është bërë ditën e djeshme me rastin e mbledhjes së këshillit administrativ të klubit bardhezi që ka zyrtarizuar gjithashtu edhe emërimin e Andrea Anjelit si president. Del Neri do të shkojë në Torino pasi ka arritur të kualifikojë Sampdorian në turin paraelemintaor të Champions Ligës. Për të është parashikuar një kontratë dyvjeçare, me prezantimin që do të bëhet sot.
Andrea Anjeli është zyrtarisht presidenti i ri i Juventusit. Detyra i është akorduar dje gjatë mbledhjes së Këshillit Administrativ të klubit bardhezi. “Eshtë dëshmia konkrete, që vërteton lidhjen e ngushtë të familjes sonë me këtë klub”, ka thënë ai. Ndërkohë, Marota ka nënshkruar një kontratë trevjeçare si drejtor i përgjithshëm. Eshtë zyrtarizuar edhe kalimi i Paratiçit tek klubi torinez, që do të jetë përgjegjës i sektorit të të rinjve dhe koordinatori i vëzhguesve.
“Puna që duhet të bëjmë është shumë impenjative. Për këtë arsye Zhan-Klod Blank dhe unë, në mirëkuptim me të gjithë bashkëpuntorët e tjerë, jemi duke përcaktuar që tani programin dhe strategjitë për sezonin e ardhshëm”, ka shtuar Anjeli. Këshilli Administrativ ka konfirmuar se Zhan-Klod Blank do të ruajë funksionet e tij.
Anjeli dëshiron t’u dhurojë tifozëve, të zhgënjyer pas sezonit katastrofik që sapo është mbyllur një lojtar të rëndësishëm. Në krye të listës së presidentit të ri ndodhet emri i francezit të Bajernit, Riberisë, por nuk përjashtohet që në fund të konfirmohet besimi ndaj Diegos, lojtar që pëlqehet nga Del Neri, që ka shkuar në zyrat e klubit torinez menjëherë pas zyrtarizimit të Anjelit si president. Trajneri i ri, siç dihet, ka kërkuar dy lojtarë krahu, sepse moduli i tij 4-4-2 nuk mund të funksionojë pa këta.
Por Juventusi i ri, në të cilin, sipas Marotës, do të bëjnë pjesë patjetër senatorët Bufon dhe Del Piero, do të duhet të ketë edhe sulmues të njohur. Gjatë orëve të fundit emri më i përfolur ka qenë ai i Pacinit, të cilit nuk do t’i vinte keq të ndiqte ish-trajnerin e tij tek bardhezinjtë.
Fantazisti kuqezi Dinjo “voton” Tasotin: E njeh mirë Milanin
Ronaldinjo është kthyer të flasë dhe si zakonisht nuk ka qenë shumë i qartë në lidhje me të ardhmen e tij: “E ardhmja ime? As unë nuk e di, kjo është një pyetje për të cilën nuk ka përgjigje, - ka thënë fantazisti brazilian. - Jam shumë i lumtur në Itali, kam kaluar dy vite shumë të bukur ku shumë njerëz, jo vetëm në Milano, më kanë mbështetur.
Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh, por jam i lumtur këtu”. Nuk mund të mungonte një koment për largimin e Leonardos: “Eshtë një mik dhe e respektoj shumë si trajner. Ka diçka të veçantë tek ai sepse ka luajtur për shumë vite dhe di si të sillet me një lojtar”. Dhe midis kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin e Milanit, Dinjo ka të preferuarin e tij: “Tasoti? Ka punuar për shumë vite me Ançelotin, e njeh mirë Milanin, dhe nëse do t’i jepet mundësia, besoj se do të bëjë mirë”, ka thënë ai.
| |
|