Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se njëri nga tre sulmuesit mund të sakrifikohet për transferimin e Luis Fabianos, spekulimet për të cilin vazhdimisht po rriten.
“Ne jemi në gjendje të mirë sa u përket sulmuesve qendrorë, ndërsa jemi duke llogaritur në Huntelaarin, Inzaghin dhe Boriellon. Nëse njëri prej këtyre largohet, atëherë do të vijë dikush tjetër”, theksoi Galliani për Sky Sport Italia.
Tuttosport nga ana tjetër e vë në dyshim të ardhmen e Ronaldinhos në klubin nga Milanello, pasi që bisedimet kanë ngecur.
Braziliani dhe agjenti i tij do të shkojnë në pushime dhe hapësira për të negociuar është relativisht e vogël. Ronaldinho po lidhet me një kalim te Manchester City.