Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Vllezrit Hetemaj mund të luajn të 2 n`Serie A ! 04.06.2010

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



Vllezrit Hetemaj mund të luajn të 2 n`Serie A ! 04.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Vllezrit Hetemaj mund të luajn të 2 n`Serie A ! 04.06.2010   Vllezrit Hetemaj mund të luajn të 2 n`Serie A ! 04.06.2010 EmptyFri 4 Jun - 3:17

Vllezrit Hetemaj mund të luajn të 2 n`Serie A ! 04.06.2010 Hetemaj



Mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj, edhe në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës italiane Brescia. Këtë e ka bërë të ditur vetë 23-vjeçari Hetemaj të enjten. Ai është i bindur se në Kampionatin e ardhshëm do të gjejë hapësirë më të madhe te ekipi italian. Mesfushori me pasaportë finlandeze në miniafatin kalimtar të dimrit u transferua te Brescia nga ekipi holandez Twente. Ai te Brescia në Serie B i regjistroi vetëm tri paraqitje, ndërsa kjo skuadër aktualisht po luan në ndeshjet e plejofit për plasman në Serie A.
"Nuk dua dhe nuk e kam ndërmend të largohem nga Brescia, sepse jam shumë i kënaqur këtu dhe kjo është arsyeja kryesore që kam vendosur të qëndroj. Kam ardhur në dimër dhe natyrisht se nuk kam pasur shumë lojë, por në edicionin tjetër jam i bindur se do të jem ndër futbollistët kryesorë", është shprehur Hetemaj të enjten për gazetën. "Klubi ka besim të madh në mua dhe ka gjasa të mira që edicionin tjetër të luajmë në Serie A, pasi punët në plejof po shkojnë mirë. Personalisht shpresoj që edicionin e ardhshëm të luaj me Brescian në Serie A".
Përderisa Përparimi konfirmon qëndrimin e tij te Brescia, një gjë e njëjtë nuk mund të thuhet për vëllanë më të vogël, Mehmetin. Ky i fundit luan për ekipin tjetër të Serie B, Albinoleffe. Ai te Albinoleffe erdhi në verën e shkuar nga ekipi grek Panionios, si huazim. Mesfushori 22-vjeçar në edicionin e fundit ka luajtur në 21 ndeshje dhe ka shënuar një gol, ndërsa në adresë të tij kanë ardhur shumë oferta. Krahas asaj të Lecces dhe Lazios së fundi ka ardhur edhe një ofertë nga një ekip spanjoll i Primera Divisionit.
"Interesimi për Mehmetin është shumë i madh. Më së shumti në transferimin e tij insiston Lecce, por së fundi në garë është futur edhe një ekip spanjoll. Gjasat janë të mëdha që gjatë kësaj vere Mehmeti ta ndërrojë ekipin", ka thënë Përparim Hetemaj.
Si Përparimi, ashtu edhe Mehmeti, kanë debutuar me Përfaqësuesen A të Finlandës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vllezrit Hetemaj mund të luajn të 2 n`Serie A ! 04.06.2010
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cagliari Mund Romen (12.09.2010)
» Luis Fabiano: Mund Te Largohem Nga Sevilla (15.10.2010)
» Giggs: Machesteri Mund Te Shpallet Kampion (15.10.2010)
» Maicon Mund Te Shtyje Operacionin Ne Gju (27.12.2010)
» Ancelotti: Humbja mund ti kishte shuajtur shanset për titullin (30.12.2010)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: