Fc.Inter Albanian Admin
| Titulli: Luis Fabiano: Mund Te Largohem Nga Sevilla (15.10.2010) Fri 15 Oct - 6:26 | |
| Sulmuesi brazilian kërkon të largohet pasi e ka gjetur veten në stol
Luis Fabiano ka pranuar se do të marrë në konsideratë të ardhmen e tij te Sevilja, duke thënë se mund të largohet në muajin janar, nëse nuk aktivizohet rregullisht. Sulmuesi i kombëtares braziliane në kampionatin e fundit botëror, nuk ka gjetur vend në formacionin e trajnerit të ri, Gregorio Manzano, i cili i beson dyshes Kanute-Negredo.
Luis Fabiano ka qenë vetëm një herë titullar, ndërsa tri ndeshje i ka nisur nga stoli dhe ende nuk ka gjetur rrugën e golit. 29-vjeçari rinovoi kontratën me Seviljen gjatë merkatos së verës, duke hedhur poshtë një seri ofertash karshi tij, por vetë Fabiano pranon se situata ka ndryshuar dhe ai do ta vendosë të ardhmen gjatë pushimeve të fundvitit.
“Po kaloj një periudhë të vështirë, por nuk është fundi i botës, - tha Luis Fabiano. - Unë dua të luaj titullar dhe nuk e di çfarë do të ndodhë deri në janar. Do edhe shumë kohë që të vijë janari, por nëse në muajt e ardhshëm situata nuk do të ndryshojë, atëherë do të mendoj për zgjidhje të tjera. Unë dua të luaj me vazhdimësi. Nuk dua që në një ndeshje të jem titullar dhe tjetrën në stol.
Nuk dua t’i vë kushte Seviljes, por nëse nuk i duhem me “kohë të plotë” atëherë duhet të lirohemi nga kjo situatë që nuk është e mirë as për mua dhe as për klubin.” Ndërkohë, menaxheri i Fabianos, Hoze Fuentes, ka përgënjeshtuar zërat se ai ka nisur bisedimet me klubet që kërkojnë shërbimet e ish-sulmuesit të Portës.
“Nuk e kam thënë asnjëherë se kam filluar bisedimet me klube të tjera për largimin e Luis Fabianos nga Sevilja, - tha Fuentes për “Punto Radio”. - Për asnjë moment nuk kishim menduar për merkaton e janarit, sepse Fabiano sapo rinovoi deri në vitin 2013. Unë e konsiderova si çështje të mbyllur, por fakti që po luan pak është negativ për Fabianon dhe nëse gjërat nuk ndryshojnë është normale që ne s’do të qëndrojmë duarkryq. Fabiano është një profesionist dhe pranon vendimet e trajnerit, por klubi duhet ta kuptojë se për të janë 3-4 vitet e fundit të karrierës dhe çdo ndeshje është e rëndësishme.” | |
|