TanInter Co-Admin
| Titulli: Vermaelen do të mungojë gjashtë javë Tue 6 Sep - 4:33 | |
| Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen, do të mungojë gjashtë javë, pasi e ka operuar tendinin e Akilit. Sipas babait të lojtarit, Vermaelen ka udhëtuar në Suedi për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje në nyjën e këmbës së majtë. “Mjeku në Stokholm, ku Thomas është operuar herën e fundit, e ka diagnostikuar problemin tash”.
“Ai nuk ka rrezikuar asgjë dhe menjëherë e ka operuar Thomasin. Ai pret që të mos jetë në dispozicion për pesë ose gjashtë javë”, ka thënë babai i Vermaelen për Sporza. | |
|